Filmi “Dita e Gruas” në tregun e njohur botëror të filmave “Ventana Sur”

0

Filmi “Dita e Gruas” do të jetë pjesë e “Ventana Sur”, tregu më i rëndësishëm i filmave dhe përmbajtjeve audivizive në Amerikën Latine si dhe filmave evropian.

Ky film i ri të metrazhit të gjatë , një bashkëpunim mes artistave shqiptar dhe maqedon me regjisor Goce Cvetanovskin dhe producent Driton Ramadani tashmë gati është drejt finalizimit dhe se trajleri i është dërguar Ventana Sur në Argjentinë, ndërsa evenimenti i prezantimit pritet të jetë në dhjetor.

Producenti Driton Ramadani thotë për INA se gjithçka ka shkuar mirë dhe se filmi është drejt finalizimit.

“Gjithçka ka shkuar në mënyrë të përkryer dhe në kohë, edhe përkundër faktit se jemi në kohë pandemie. Ja kemi kaluar mirë dhe tani jemi drejt finalizimit”, thotë producenti Driton Ramadani. Ai shpreson se ky film do të mirëpritet dhe vlerësohet.

Në rolet kryesore në këtë film janë dy aktorët e njohur, Musa Isufi dhe Ismail Kasumi, por edhe aktorja Slagjana Vujosevik. Në rolet e tjera janë: Mendim Murtezi, Damjan Cvetanovksi, Osman Ahmeti, Avni Dalipi, Egzona Salihu, etj. Ndërsa ndihmës asistent i dytë është Sefedin Shabani.

Fokusi i tregimit në këtë film është në trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucionit të detyruar.
Drejtori i fotografisë në këtë film është Fejmi Daut, i cili së bashku me Samir Lumën përjetuan një sukses të madh me dokumentarin “Toka e mjaltit”.

Filmi “Dita e Gruas” do të realizohet me përfshirjen e tre gjuhëve: shqip, maqedonisht dhe anglisht, ndërsa xhirimet janë kryer në Shkup dhe Kumanovë. FOTO speciale nga xhirimet  e filmit (INA)