Filmi “Haker” i sinkronizuar në shqip sonte në Kinotekën në Shkup

Filmi për fëmijë dhe të rinj “Haker” i sinkronizuar në gjuhën shqipe sonte do të shfaqet premierë në Kinotekën në Shkup. Filmi në regji të Pol Berg është zgjedhur vitin e kaluar më i mirë në “Stockholm Film Festival Junior”, ku bëhet fjalë për hakerin e famshëm 13 vjeçar Benxhamin. Është një storje interesante për këtë fëmijë që rritet pa prindërit dhe nënën që nuk e kishte parë që në moshë të vogël. Ai me protagonizmin e tij i krijon probleme shërbimit danez të sigurisë. (INA)