Filmi shqiptar rrëmben dy çmime në Trieste

Iliria News Agency
Iliria News Agency

31/01/2023

Filmi “Sheets” i regjisores shqiptare Evi Gjoni, ka korrur sukses në premierën e saj botërore në Itali.

Lajmin e jep Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila ka dhënë dhe mbështetjen financiare për prodhimin e filmit. “Super sukses i regjisores Evi Gjoni në premierën botërore të filmit të saj të shkurtër “SHEETS”, shkruan QKK në rrjetet sociale, për triumfin e arritur në “Trieste Film Festival”.

Filmi shqiptar rrëmbeu 2 çmime në “TFF”: Çmimin e publikut për “Miglior Cortometraggio” dhe çmimin “Menzione Speciale” të jurisë.

QKK ka uruar stafin dhe gjithë bashkëpunëtorët. Evi Gjoni vjen me “Sheets” pas një përvoje të gjatë në cilësinë e asistent regjisores. Një ndër filmat ku ajo ka punuar më herët është dhe “Two lions heading to Venice”, film i cili pati jehonë në media.

Filmi Sheets është prodhuar nga “Ska-Ndal”, me mbështetje financiare nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

enver petrovci

Flet Enver Petrovci: S’fola për UÇK-në, por për…

enver petrovci

Enver Petrovci përçmon ish-udhëheqësit e UÇK-së: “Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësuesa e badigarda”

nusret pllana libri zvicer

Prof.dr.Nusret Pllana:” Obelisk në nderim të 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë”

ardian asllani

Filmi “Ninullë” i Adrian Asllanit fitoi çmimin FILMI MË I MIRË në Festivalin “Movie Day” në Zvicër

openheimer cillian murphy

“Oppenheimer”: ku çalon e ku shkëlqen?

Sunaj Raimi

Sunaj Raimi zgjidhet kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”

nusret pllana

Promovim libri në dritën e veprimtarisë kombëtare të Prof.dr.Nusret Pllana

vdekje-lajm-vdiq

Ndahet nga jeta poeti i mirënjohur shqiptar, Jorgo Papingji (FOTO)

lutje zotit falje

Politikanët zviceranë kërkojnë që predikimi nëpër xhami të bëhet vetëm në gjuhë zyrtare

INFO

NA NDIQ