Finalistët e “Big Brother VIP Albania 4” surprizohen nga disa të ftuar specialë! Cilët ishin ata?

Picture of INA
INA

18/04/2025

Teksa finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4” po afrohet me ritme të shpejta, një mbrëmje e veçantë solli emocione të mëdha për katër finalistët e këtij edicioni.

Shtëpia më e famshme në Shqipëri u vizitua nga disa prej figurave më të njohura të ekranit të Top Channel, të cilët u futën brenda për të përshëndetur dhe për t’i dhënë kurajë finalistëve Gjesti, Rozana, Laerti dhe Egli.

Ndër të ftuarit e mbrëmjes ishin emra të njohur si Edi Manushi, Marin Mema, Ermira Çausholli, Xhemi Shehu, Bieta Sulo, Heidi Baci, Julian Deda dhe shumë të tjerë.

Ata u pritën me entuziazëm nga banorët, të cilët ndanë me ta emocionet e rrugëtimit të gjatë në shtëpi.

Takimi solli një atmosferë të ngrohtë dhe të përzemërt, duke u kthyer në një moment reflektimi për banorët, të cilët rrëfyen sfidat emocionale, përvojat e veçanta dhe lidhjet që kanë krijuar gjatë më shumë se tre muajve izolim.

Nga ana tjetër, edhe figurat publike shprehën respekt për qëndrueshmërinë dhe mënyrën si secili finalist ka përballuar rrugëtimin në këtë format intensiv.

Vizita e tyre shërbeu si një shtysë pozitive për banorët, vetëm pak ditë para finales së madhe, që pritet të sjellë emocione të forta për publikun dhe vetë protagonistët./ TAR

Top Channel

TË FUNDIT

Nga të gjitha banoret e BBVK2, Gjesti i bën ‘follow’ vetëm njërës

Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË