Finalja e Conference League/ Olympiacos-Fiorentina “luftë” për histori në Athinë

Picture of ina-online
ina-online

29/05/2024

UEFA Conferenca League ka mbërritur në stacionin e fundit të sezonit 2023-2024, edicioni i tretë i këtij kompeticioni, me finalen e madhe Olympiacos-Fiorentina.

Në Athinë, në “Agia Sophia”, Fiorentina do të luajë finalen e dytë radhazi në këtë kompeticion, me italianët që sezonin e kaluar u mposhtën në aktin final nga anglezët e West Ham, teksa për ekipin nga Firence kjo do të jetë finalja e gjashtë europiane në histori, ku në të kaluarën ka fituar vetëm, ish-kompeticionin Kupa e Kupave në 1960-1961.

Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Italiano ka fituar eksperiencë në Conference League dhe do të kërkojë ta shfrytëzojë në maksimum, pasi të gjithë janë në pritje të suksesit, me Fiorentinën që kërkon të rikthejë në Toskanë një trofe europian pas 63 vitesh dhe jo vetëm, por edhe për të rikthyer te suksesi këtë klub që nuk fiton prej më shumë se dy dekadash, nga triumfi i fundit në Kupën e Italisë në sezonin 2000-2001.

Italianët kaluan në gjysmëfinale skuadrën e Club Brugge, teksa gjatë rrugëtimit të tyre kanë eliminuar edhe skuadra si, Viktoria Plzen dhe Maccabi Haifa, teksa rrugëtimin e nisën që në fazën e grupeve duke e mbyllur në vendin e parë.

Një finale nga e cila edhe trajneri Italiano kërkon lavdinë, pasi në të kaluarën nuk ka fituar asnjë trofe dhe për më tepër me Fiorentinën ka humbur dy finale deri më tani.

Fiorentina do të zbresë në Athinë me një rekord të vendosur gjatë këtij sezoni, me 13 ndeshje europiane pa humbje, 7 fitore dhe 6 barazime, ecuria më e gjatë në historinë e klubit.

Në krahun tjetër, vetëm afro 10 km larg Pireut, rekordmenët e futbollit grek, Olympiacos do të zbresin në finalen e parë europiane në histori, teksa janë bërë ekipi i dytë nga Greqia që do të luajë në një finale europiane pas Panathianaikos-it në sezonin 1970-1971.

Skuadra nga Pireu nuk ka aspak kujtime të bukura nga Italia, pasi ka humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit kundër ekipeve italiane, por do të kërkojë të kapet fortë pas trajnerit Jose Luis Mendilibar, fituesi i UEFA Europa League edicionin e kaluar me Sevilla-n, me trajnerin spanjoll që fitoi pikërisht kundër një ekipi italian si Roma.

Mendilibar është kthyer në një “hero”, pasi e mori drejtimin e skuadrës më 22 shkurt dhe në takimet e fundit me të në krye, Olympiacos ka humbur vetëm dy herë në 12 takimet e fundit, duke fituar tetë dhe ka barazuar dy.

Natyrisht edhe Mendilibar e kërkon këtë sukses, pasi janë të paktë trajnerët që kanë fituar dy kompeticione europiane.

Por, jo vetëm trajneri 63-vjeçar është një pikë e fortë e grekëve, pasi Olympiacos disponon edhe sulmuesin më të mirë të kompeticionit, Ayoub El Kaabi me 15 gola në 18 ndeshjet e këtij sezoni, duke e nisur nga rrugëtimi në fazën e grupeve të Europa League-s me tetë finalizime dhe dhjetë rrjeta në Conference League. Marokeni ishte protagonist absolut i gjysmëfinales ndaj Aston Villa-s me pesë nga gjashtë golat e skuadrës.

Sa i përket historisë, kjo është përballja e parë midis të dyja skuadrave, ndërsa për Fiorentinën, Olympiacos do të jetë kundërshtari i katërt nga Greqia, teksa më parë ka luajtur ndaj PAOK, AEK dhe OFI (bilanci: 6 ndeshje, 1 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje).

Ndërkohë për Olympiacos, Fiorentina do të jetë kundërshtari i nëntë italian pas, Milan, Roma, Atalanta, Cagliari, Juventus, Napoli dhe Lazio (bilanci:24 ndeshje, 6 fitore, 5 barazime dhe 13 humbje).

Emocionet e këtij edicioni të tretë të UEFA Conference League, Olympiacos-Fiorentina do të luhet këtë të mërkurë duke nisur prej orës 21:00 .

TË FUNDIT
7 orë
Bajrami ia theu rekordin rusit, goli i shqiptarit më i shpejti në historinë e Kampionatit Evropian
7 orë
Gjimshiti flet hapur pas ndjeshjes, çfarë nuk shkoi mirë?
7 orë
Selektori i Italisë: Duhej ta kishim ndëshkuar më shumë Shqipërinë
8 orë
Sylvinjo i zhgënjyer nga humbja, por thotë se Kombëtarja ende ka për të bërë
8 orë
Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh

ME TE LEXUARA

16 orë
Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë
7 orë
Selektori i Italisë: Duhej ta kishim ndëshkuar më shumë Shqipërinë
14 orë
Zvicra mposhti hungarezët, Shaqiri rezervist
7 orë
Gjimshiti flet hapur pas ndjeshjes, çfarë nuk shkoi mirë?
14 orë
Ja kush do ta fitojë ndeshjen Itali-Shqipëri sipas sondazhit të UEFA-s
7 orë
Bajrami ia theu rekordin rusit, goli i shqiptarit më i shpejti në historinë e Kampionatit Evropian

LEXO MË SHUMË

bajrami

Bajrami ia theu rekordin rusit, goli i shqiptarit më i shpejti në historinë e Kampionatit Evropian

Berat-GJimshiti-82828-780x470

Gjimshiti flet hapur pas ndjeshjes, çfarë nuk shkoi mirë?

spaleti

Selektori i Italisë: Duhej ta kishim ndëshkuar më shumë Shqipërinë

sylvinjo silvinjo

Sylvinjo i zhgënjyer nga humbja, por thotë se Kombëtarja ende ka për të bërë

bajrami

Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh

bajrami gol

Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia

bajrami

Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën

Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)

spanja

Spanja tregon “muskujt” në grupin e kuqezinjve, mposhtin kroatët

INFO

NA NDIQ