Finlanda sot bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s

Picture of designer@fetishimedia.ch

04/04/2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri të ditur se këtë të martë Finlanda do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s.

Stoltenberg para Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet më 4-5 prill në selinë e NATO-s në Bruksel zhvilloi një konferencë për media, shkruan Anadolu.

Ai tha se në ditën e parë të mbledhjes Finlanda do të shpallet anëtarja e 31-të ndërsa flamuri i saj do të ngrihet në selinë e NATO-s.

Stoltenberg tha se kjo do të bëjë më të sigurtë vendin në fjalë dhe më të fuqishme Aleancën teksa ripërsëriti shpresën që edhe procesi për anëtarësimin e Suedisë të përfundojë sa më shpejtë.

Menjëherë pas Samitit të Madridit të mbajtur në qershor 2022, shumica e vendeve të NATO-s nisën procesin e miratimit për anëtarësimin e dy vendeve. 20 vende të NATO-s përfunduan procesin në korrik, 4 në gusht dhe 4 në shtator.

Së fundmi më 27 mars Kuvendi i Hungarisë miratoi ratifikimin për anëtarësimin e Finlandës në NATO, teksa Turqia e bëri më 30 mars.

Procesi i anëtarësimit të Finlandës në NATO përfundoi brenda më pak se një viti, duke e bërë atë një nga proceset e anëtarësimit më të shpejtë në historinë 74-vjeçare të aleancës.

TË FUNDIT

Rruga Press: Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj Albin Kurtit

Kontingjenti i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025” në Turqi

Nga BDI thonë se liderët e VLEN-it nuk kishin ftesë zyrtare nga Trump

Kërcim romantik mes Gjestit dhe Eglit, banorja i dhuron puthje (video)

Tërmet i fortë në Turqi

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

ME TE LEXUARA

1
Rruga Press: Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj Albin Kurtit
1
Kontingjenti i FSK-së, pjesë e ushtrimit "Winter EX 2025" në Turqi
1
Nga BDI thonë se liderët e VLEN-it nuk kishin ftesë zyrtare nga Trump
1
Kërcim romantik mes Gjestit dhe Eglit, banorja i dhuron puthje (video)
1
Tërmet i fortë në Turqi

LEXO MË SHUMË