Fitoi mërgata shqiptare, Kushtetuesja rrëzon ndarjen diskriminuese të tyre si “jorezident”

Picture of Ina Online
Ina Online

25/06/2025

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të gjithë qytetarët e regjistruar në vitin 2021, përfshirë ata në mërgatë, të trajtohen si “rezidentë” dhe jo më të ndarë në kategori “rezident” e “jo rezident”.
Ky njoftim u bë i ditur nga gazetari Kasam Selimi, i cili raportoi nga Zvicra për këtë vendim me peshë historike për mërgatën, përcjell INA.

Vendimi vjen pas iniciativës së deputetit të Frontit Evropian, Skender Rexhepi, i cili e dorëzoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar ndarjen që, sipas tij dhe shumë organizatave shqiptare, cenonte barazinë qytetare dhe zvogëlonte peshën e diasporës në statistikat zyrtare.

Gazetari Selimi ka shpërndarë lajmin duke theksuar se është një vendim historik.

“Vendimi i sotëm është një fitore historike. Tani mërgata nuk do të njihet më si ‘jo rezidente’, por njësoj si qytetarët që jetojnë në vend. Nuk u ndalëm, nuk u dorëzuam, dhe sot drejtësia u vendos,” theksoi gazetari Kasam Selimi.

Sipas tij, një falënderim i veçantë i shkon Prof. Osman Kadriut, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në këtë proces.

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim theksoi se ka qenë në ballë të kësaj kauze, e cilësoi këtë vendim si një nga fitoret më të mëdha të mërgatës shqiptare në dekadën e fundit.

“Luftuam për Gostivarin, por fitoi e mbarë shqiptaria”, thuhet në reagimin e Unionit, që kishte ngritur këtë çështje si shqetësim dhe kishte apeluar për ndërhyrje ndaj këtij diskriminimi, që ishte bërë me regjistrimin e vitit 2021.

Deputeti Skender Rexhepi kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e pjesëve të metodologjisë së regjistrimit të vitit 2021, të cilat ndanin qytetarët në “rezident” dhe “jo rezident”.
Ai argumentoi se kjo ndarje ishte në kundërshtim me parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të qytetarëve, sidomos ndaj shqiptarëve në mërgatë, të cilët u trajtuan si qytetarë të një kategorie të dytë. (INA)

TË FUNDIT

Dogana e Gjermanisë zbuloi 1,500 merimanga të fshehura në kuti ëmbëlsirash në aeroport

Serbia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

13 milionë të zhdukura, kultura e tradhtuar – VLEN i jep fund heshtjes që la pas BDI

Nesër dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË