Fitoi zgjedhjet, Vuçiç: Një shtet i rëndësishëm ndërhyri brutalisht në proces, kemi prova

ina-online
ina-online

21/12/2023

Katër ditë pasi u rikonfirmua në pushtet me një fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme në Serbi, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar, por pa e identifikuar një vend të rëndësishëm, se ka ndërhyrë në procesin zgjedhor.

Në një prononcim për mediat ai u ndal gjatë tek ndërhyrja e faktorëve të huaj në procesin zgjedhor, duke theksuar se autoritetet në Beograd po punojnë për të dënuar shtetin që u përpoq të influenconte votën.

“Autoritetet tona shtetërore po përgatisin një deklaratë të rëndësishme me shkrim për ndikimin e një vendi të rëndësishëm në zgjedhjet në Serbi, deri më tani në mënyrën më brutale.

Besoj se për dhjetë ditë deri në Vitin e Ri do të përfundojë dhe më pas para Krishtlindjeve Ortodokse do të mund të udhëzojmë të gjithë botën të shohë se si kryhet kjo lloj ndërhyrje në proceset që duhet t’i përkasin një vendi sovran.

Parlamenti do të konstituohet shumë shpejt dhe është e nevojshme që partia më e madhe në vend të marrë një vendim për të ndryshuar pjesërisht veten. Aty ka njerëz të mrekullueshëm, por edhe nga ata që nuk e meritojnë besimin e popullit”, tha presidenti i Serbisë.

Ai hodhi poshtë edhe pretendimet e opozitës për manipulimin e zgjedhjeve, duke thënë se ato ishin më të pastrat dhe më të drejtat që janë mbajtur ndonjëherë në Serbi.

“Sa respektoj 900 mijë votat nga njëra anë që ka marrë opozita, po aq respektoj edhe 1.8 milionë votat nga ana tjetër që ka marrë Partia Progresiste. Vullneti i votuesit, vullneti elektoral i popullit do te respektohet”.

Koalicioni më i madh opozitar “Serbia kundër dhunës” nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe kërkon ripërsëritjen e tyre, duke pretenduar se fitorja e Partisë Progresive Serbe është rezultat i vjedhjes së votave.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bota ruse harta

Ushtarët rus në Ukrainë bëjnë fotografi me një hartë që tregon edhe Ballkanin

shaip kamberi vucic

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vuçiqit

vucic dodik

“Bota serbe” përmes Parlamentit të Malit të Zi

Nikola-Sanduloviq

Sanduloviq, Lajçakut: Ke heshtur për tentimvrasjen ndaj meje nga Vuçiqi yt i dashur

greqi-1-800x445-600x360

Greqia merr drejtimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq

shaip kamberi vucic

Shaip Kamberi takohet me Vuçiqin, zbardhen detaje nga diskutimet – ja çfarë kërkoi deputeti shqiptar

IMG_9304

Krstinovska: Propaganda kineze në Ballkan, Serbia mbështetet te Kina për ta bllokuar Kosovën

kroaci kufiri

Përplasje Zagreb-Beograd, kryediplomti kroat: Serbia e obsesionuar me Kroacinë, Vuçiq histerik

termet

Tërmet në afërsi të Ulqinit

INFO

NA NDIQ