Fitojnë Shkëndija dhe Renova, mundet Shkupi

0

Kampionia e vendit Shkëndija e Tetovës rikthehet tek fitorja, pasi skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani mundi Rabotniçkin me rezultatin minimal 1:0. Një gol i brazilianit Zhunior në të 53-tën i ka mjaftuar lideres së renditjes për t’i shkaktuar humbjen e dytë rradhazi Rabotniçkit i cili pas 23 xhirove të zhvilluara mban vendin e 5-të me 31 pikë të tubuara. Fiton edhe Renova, pasi ekipi nga Xhepçishti mundi Pobedën në transfertë më shifrat 3:2. Për Renovën shënoi dy herë Stojanovski dhe njëherë Mustafov, ndërsa dy finalizimet e Tanushevit mbetën vetëm për statistikë. Shkupi mundet nga Vardari me rezultatin 1:0, ndërsa golin e fitores për nënkampionët e Maqedonisë e shënoi Micevski nga pika e bardhë në minutën e 21-të. Në dy ndeshjet tjera Akademia Pandevi mundi 2:0 Sileksin, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi triumfoi ndaj Bellasicës me shifrat 2:1. Për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese, xhiroja e radhës në LPFM do të zhvillohet më 28 mars.