Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

INA
INA

5 Qershor, 2023

Fitor Jakupi ka shpallur kandidaturën për kryetar dege të BDI në Kumanovë, kështu ka njoftuar personalisht ai përmes rrjeteve sociale pas shpalljes së zgjedhjeve të brendshme në disa degë të partisë së Ahmetit.

Të dashur bashkëpartiakë,

Të dashur anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Kumanovë

Janë shpallur zgjedhjet brenda partiake për kryetar dege të Bashkimit Demokratik për Integrim në nivel republikan në të gjitha vendet ku nuk ka pasur zgjedhje brenda partiake.

Dega e Kumanovës, si një ndër degët më të rëndësishme të Bashkimit Demokratik për Integrim, ka nevojë për një riorganizim të mirëfilltë, inkluziv dhe stabil, me një qasje të re demokratike dhe me llogaridhënie transparente.

Nga takimet dhe bisedat e vazhdueshme me qytetarët dhe anëtarsinë, është shprehur nevoja për një Kryetar që mbërthen vlerat e BDI-së, një kryetar dege i cili do të jetë unifikues,i qëndrueshëm, që di dhe është kalitur për të bartur pergjegjësi mbi vete dhe mbi të gjitha që ka guxim ti prijë proçeseve për të ardhmen tonë të perbashkët.

Me mbështetjen, vlerësimin dhe kerkesen tuaj të zëshme, duke më vlerësuar si kandidat i mveshur me të gjitha keto vyrtyte, mora vendim që me sinqeritetin dhe përgjegjësinë më të madhe ta paraqes kandidaturën time për kryetar të mundshëm të degës së qytetit të Kumanovës nga radhët e Bashkimit Demokratik per Integrim, në ditën kur do të dorëzohen kandidaturat për kryetar të degës, sipas afatit të paraparë nga Komisioni Zgjedhor Partiak, për zgjedhjet që do mbahen më 2 Korrik.

Këto zgjedhje janë një mundësi e mirë për ushtrimin dhe zhvillimin e demokracisë së brendshme partiake pasiqë do jenë zgjedhje të një formati të ri, të lira dhe demokratike në të cilat do vlejë rregulli: një anëtarë-një votë.

Afati për rianëtarsim është 17 Qershori, anëtarsimi I ri është obligativ, me çka fitohet e drejta për të votuar.

Mund të anëtarsoheni online në linkun : regjistrim.mk

Duke më mbështetur me votën tuaj dhe me përfshirjen tuaj aktive në këto zgjedhje demokratike, fare nuk dyshoj se do tia dalim në krijimin e një ambienti demokratik dhe gjithpërfshirës, në revitalizimin e degës dhe shoqërisë sonë kumanovare.

I juaji

Fitor Jakupi

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5224

Taravari: Nëse lejohet rikthimi i Gruevskit, ASH do ta shyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

Agim islami2

Amnistia / Agim Islami: Kriminelët është më me rëndësi të lirohen, sesa të pafajshmit!

Arben Taravari

Taravari: Ligji për Amnisti kalon javën e ardhshme

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

INFO

NA NDIQ