Fitore e 3-fishtë e skuadrave shqiptare në Ligën e Konferencës

INA
INA

13 Gusht, 2023

Sukses i jashtëzonshëm i skuadrave shqiptare në kuadër të xhiros së 3-të për kualifikime në Ligën e Konferencës, me ç’rast Partizani triumfoi si mysafir, ndërsa Ballkani dhe Struga si nikoqirë.

Në kuadër të ndeshjeve të para të xhiros së 3-të për kualifikime në Ligën e Konferencës skuadrat shqiptare kanë arritur të sigurojnë fitore të rëndësishme.

Partizani i Tiranës ka fituar me shifrat 2-1 në Letoni përballë Valmieras dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt play-off të Ligës së Konferencës.

Ka qenë një fitore e vuajtur e të kuqve të cilët kishin vështirësi të dilnin në lojën e tyre në pjesën e parë ku vendasit kishin kontrollin e lojës dhe kishin rastet më të mira teksa edhe gjetën rrjetën me një gjuajtje të Gustavo Silvas.

Por, në pjesën e dytë, Zekiç ndryshoi lojën e të tijve dhe Partizani krijoi më shumë lojë e raste, duke rrezikuar disa herë katërkëndorin e vendasve. Cara ishte ai i cili vendosi baraspeshë në shifra, ndërsa më pas Rrapaj me një goditje nga distanca përfitoi nga rrëshqitja e portierit për të shënuar golin e përmbysjes 2-1.

Po ashtu, edhe kampioni i Kosovës, Ballkani, ende nuk di për humbje në kualifikimet e Ligës së Konferencës, ku dje e mposhti skuadrën e Lincoln Red Imps të Gjibraltarit.

Gjithçka u vendos brenda tri minutave, ku fillimisht Meriton Korenica shënoi për 1:0 në minutën e 59′, kurse Lorenc Trashi thelloi epërsinë në 2:0 në minutën e 62′ të ndeshjes.

Ndërkohë Struga Trim Lum regjistroi edhe një fitore tjetër në garat europiane në kuadër të xhiros së tretë eliminatore të Ligës së Konferencës, kundër kampionëve të Luksemburgut, Swift Hesperange.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3:1, në të cilën fjalën kryesore e pati sulmuesi kryesor i Strugës, Besart Ibraimi, që shënoi që të tre golat.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ronaldo Al Nassr

Cristiano Ronaldo shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr

barcelona

Sergio Ramos i dhuron fitoren Barcelonës… (FOTO)

mario balotelli

Balotelli godet rëndë Mourinhon: Duhet të marrë përgjegjësi si burrë

di maria

Di María, “heroi” i triumfit ndaj Portos: “Klasikët nuk luhen, ato fitohen”

anceloti

Ancelotti shigjeton Barcelonën për korruptimin e arbitrave: Diçka shumë serioze, jemi të shqetësuar

vedat-muriqi

Muriqi në mesin e më të mëdhenjve të Mallorcas, po synon t’i kalojë legjendat e klubit

chelsea

“Sherr” në tunel me gjyqtarët, FA ka nisur një hetim për kapitenin e Chelseat…

novak-gjokovic

Djokoviç bën homazhe për terroristët serbë të vrarë në Kosovë! Mediat kroate kritikojnë qëndrimin e tenistit serb…

Pep Guardiola

Guardiola indiferent, nuk e bën dramë eliminimin nga Kupa e Ligës…

INFO

NA NDIQ