Fitore e sigurt e Muharrem Salihut-Marco, pohojnë sondazhe të besueshme italiane!

Picture of ina-online
ina-online

07/06/2024

Front europian mbështetjeje për Marco-n, entuziazëm tek bashkatdhetarët se do të kenë eurodeputetin e parë!

Dita e parafundit e fushatës së kandidatit Marco )Muharrem Salihu kaloi sa në takime intensive me grupe të mëdha mbështetësish në Trento, Treviso,Padova, Mestre, Venezia, ashtu dhe në intervista për media të ndryshme në mediat kombëtare. Mbërriti video dëshmia mbështetëse e deputetit austriak, mik i madh i kombit shqiptar dhe i Kosovës në veçanti, Lucas Mandl, i cili shprehu besimin se së bashku me Marco-n do luftonin për një Europë më të mirë. Mandl plotësoi thirrjet mbështetëse të disa eurodeputetëve ekzistues në favor të kandidatit shqiptar.

Ndërkohë ishte shumë emocional dhe përmbajtësor takimi në Trento ku ishin të pranishëm dhjetra bashkëatdhetarë nga të gjithë viset e provincës autonome. Një mësuese që kishte parë intervistën e kandidatit në Klan për shkollën e parë shqipe në Venezia në 1458, foli për rrezikun e asimilimit të fëmijëve shqiptarë nëse do mësohet në mjedise private. Ajo kërkoi që shqipja të mësohet në shkollat publike italiane.. Marco (Muharrem Salihu), premtoi se do ta mundësoj këtë, duke shpjeguar hapat pozitivë që ai ka bërë në Veneto.

¨Si ish mësues, e di rëndësinë e mjedisit që nxënësit të mësojnë si duhet, ndaj do kërkoj që Italia si krejt Europa të lejojë fëmijët tanë të mësojnë shqip. Venezia 600 vjet me pare na e mundesoi te kemi shkolle shqipe, aq me shume Italia moderne do na ndihmoje qe shqiptaret te mos asimilohen¨, tha ai. Një djalë i ri mbajti një fjalim emocional: ¨jam nga Sina e Dibrës ku ka lindur Skënderbeu. Mbajmë tatuazhe, ndjekim kombëtaren, ta tregojmë sa patriotë jemi ne 150 mijë shqiptarë me të drejtë vote, duke dërguar një shqiptar të madh në Parlamentin Europian. Kujtoni porosinë e Skënderbeut, të jemi bashkë¨, tha ai.

Një tjetër bashkëatdhetar, mësues gjithashtu ftoi bashkatdhetarët të votojnë kuqezi, dhe i tha kandidatit: ¨njëjtë si Kombëtarja shkoi në Francë dhe tani në Gjermani, ju do jeni Europiani i parë që shkon në BE¨. Kandidati foli me disa votues të herës së parë, duke i premtuar se do jetë përfaqësues i cilësive më të mira shqiptare në institucionet europiane.

Takim entuziast në një mjedis ku kishte bashkëkombas dhe italianë, ai pati në lokalin Locomotiva, në Padova, ku shumë të pranishëm premtuan votën në favor të tij, si individë, familje e miqësi. Marco Muharrem Salihu foli për rëndësinë e çdo vote për të mundësuar një objektiv historik që pastaj do t i hapte rrugën disa eurodeputetëve shqiptarë të zgjedhur nga diaspora. Ndërkohë dhe figura të medias, të artit e kulturës nga Kosova kanë bërë thirrje për të votuar kandidatin e vetëm shqiptar në krejt territorin italian.
Sondazhet e fundit konfirmojnë atë që ngjan prirja e terrenit, se kandidati shqiptar do të marrë mandatin e eurodeputetit.

TË FUNDIT
12 orë
Gjermania nis planet për “dëbimin” e azilkërkuesve në shtete të botës së tretë
16 orë
Emigracioni në vitin 2023 arrin nivelin rekord në Zvicër
3 ditë
FC Aarau përforcohet me djaloshin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia
3 ditë
Shqiptari 33 vjeçar dënohet me 13 vjet burg në Gjermani
4 ditë
Nuk ka tubim në Zvicër pa flamur shqiptar, sidomos në ato sportive. Kjo u pa edhe në EURO 2024

ME TE LEXUARA

12 orë
Gjermania nis planet për “dëbimin” e azilkërkuesve në shtete të botës së tretë
16 orë
Emigracioni në vitin 2023 arrin nivelin rekord në Zvicër

LEXO MË SHUMË

gjermania-780x470

Gjermania nis planet për “dëbimin” e azilkërkuesve në shtete të botës së tretë

zvicra

Emigracioni në vitin 2023 arrin nivelin rekord në Zvicër

izer aliu

FC Aarau përforcohet me djaloshin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia

policia gjermane gjermani

Shqiptari 33 vjeçar dënohet me 13 vjet burg në Gjermani

shqiperi-zvicer-587x396-1

Nuk ka tubim në Zvicër pa flamur shqiptar, sidomos në ato sportive. Kjo u pa edhe në EURO 2024

slloveni punetor

Punëtorit nga Maqedonia i bien përmbi 800 kg, lëndohet rëndë

Antonio Bellushi

Pusho në amshim Don (Ndue) Antonio Bellushi! Apostull i shqiptarizmës!

Foto:Ilustrim

Punë në Slloveni, mbi 6 mijë punëtorë nga Maqedonia e Veriut morën lejet

viza gjermane

Gjermania edhe më shumë do t’i lehtësoj masat për punëtorët e huaj të kualifikuar

INFO

NA NDIQ