Fitore me “remontada”, Shaban Memeti si kapiten i vertetë udhëhoqi Kumanova Milano 2010 drejt fitores (FOTO)

KF Kumanova Milano 2010, gjenerata 2006, ka triumfuar me përmbysje 3-2 ndaj Ohrid Lihnidos nga qyteti me të njëjtin emër, në ndeshjen e javës së 10-të të Superligës për pionierë, të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Kumanovë, shkruan Open-TV.

Fillimi i ndeshjes ka folur për mysafirët, të cilët në minutën e 26-të kaluan në epërsi me golin e Miftarovskit. Me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë miqtë shënuan edhe golin e dytë. Ndodhi kjo në minutën e 56-të me anë të Kuzmanovskit.

Dhe, kur u mendua se mysafirët do jenë shumë afër fitores, në skenë doli i riu i talentuar Shaban Memeti, i cili zvogëloi rezultatin në 1-2 (minuta e 58-të), ndërsa më pas në finish të ndeshjes Rraman Asani barazoi në 2-2 (minuta e 85-të) dhe Kron Sulejmani (minuta e 89-të) u përkujdes për përmbysjen e madhe të rezultatir prej 3-2.

Vlen të theksohet se Shaban Memeti si kapiten i vërtetë e ka udhëhequr ekipin drejt një fitoreje të madhe.

Këtij triumfi i janë gëzuar edhe trajnerët Erkan dhe Oktja Jusuf, të cilët deri në fund besuan në fitoren e “djemve” të tyre.

Në takimin e sotëm, Memeti kishte edhe një motiv shtesë, pasi nga tribua po e ndiqte daja i tij Taulant Seferi, futbollist i Vorskla (Ukrainë) dhe i kombëtares shqiptare.

Në fund, mund të themi se pas paraqitjeve brilante në fanellën e Kumanova Milano, për talentin e ri Shaban Memeti interesim kanë shprehur klubet elitare si Shkëndija dhe Rabotnicki.

Pas kësaj jave Kumanova Milano 2010 gjendet në vendin e shtatë me 14 pikë./Open-TV/