Liga e dytë startoi javën e kaluar! Në javën e parë KF Bashkimi nga Kumanova si vendës mposhti Ohrid Lihnidos me rezultat 1-0.
Të shtunën pasdite në ndeshjen e dytë si nikoqirë, ekipi i Bashkimit me rezultat 2-1 e mposhti Pobedën e Prilepit, ndërsa golat i kanë shënuar Besim Mustafi (10’) dhe Egzon Aziri (61’), njofton open-tv
Është hapur seria e mirë pozitive, dy ndeshje të vështira si vendës dhe plotë 6 pikë!
Në javën e ardhshme skuadra e Bashkimit luan si mysafir me Osogovën në Koçanë.