Fitorja ndaj Gjeorgjisë ngjit përsëri Shqipërinë në renditjen e FIFA-s, Kosova pranë arritjes historike

Picture of INA
INA

17/10/2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve përballë Gjeorgjisë, e rëndësishme për renditjen në grupin e Ligës së Kombeve, por dhe për renditjen e FIFA-s, ku kishte filluar një rënie e cila po bëhej gjithnjë e më shqetësueses.

Falë suksesit ndaj gjeorgjianëve të cilët në muajin e kaluar me triumfin përballë kuqezinjve na kaluan në renditjen e përgjithshme, Shqipëria këtë herë ka qenë ajo që ka bërë kundër-parakalimin.

Kësisoj, me pikët e fituara këtë muaj sipas përllogaritjeve të sistemit të FIFA-s, Shqipëria kthehet përsëri në vendin e 65-të në këtë klasifikim, duke bërë një lëvizje me dy shkallë më lart. Ndërkohë, Gjeorgjia bie me një shkallë në vendin e 67 në renditje.

Sa u përket kundërshtarëve të tjerë në grup, Çekia është ngjitur nga vendi i 46-të, në vendin e 45 në renditjen e FIFA-s. Kurse Ukraina ka rënë nga vendi i 24-t, në vendin e 25-të pas rezultateve të fundit.

Duhet theksuar se Kosova është shumë pranë një arritje historike për të, pasi mban vendin e 101-të në renditjen e FIFA-s. “Dardanët” nuk kanë qenë asnjëherë më afër pranisë mes 100 vendet e para në klasifikimin e FIFA-s, në historinë e tyre.

TË FUNDIT

Ish-pjesëtarit të UÇK-së nga Shkupi ia djegin veturën para banesës (video)

Deri më sot, nuk janë gjetur ndonjëherë dy njerëz me gjurmë gishtash të njëjta

Nga kritike në mbështetësen më të madhe të Trump! Presidenti i zgjedhur i ofron Elise Stefanik rolin e ambasadores së OKB-së

BDI: Taravari të jap dorëheqje, të mbajë përgjegjësi për dështimet në shëndetësi

LSDM: Shkupi është qyteti më i ndotur dhe qeveria e VMRO-së nuk bën asgjë për ajrin e ndotur

Agimi nga Shkupi ndërtoi një Kishë në Ohër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË