Fitorja ndaj polakëve e ngjit tri vende Shqipërinë

ina-online
ina-online

21/09/2023

Pas triumfit 1-0 ndaj Ekuadorit dhe suksesit 3-0 jashtë fushe kundër Bolivisë, në kualifikueset hapëse të CONMEBOL, për llogari të Botërorit 2026, Argjentina (e para) forcon kontrollin e saj në samitin e renditjes botërore FIFA/Coca-Cola. Franca e vendit të dytë humbet pak terren ndaj Albiceleste, pasi pësoi humbjen 2-1 në miqësore nga Gjermania.

Ndërkohë, Brazili (3), Anglia (4) dhe Belgjika (5) ruajnë vendet e tyre në pesëshen e parë, që mbetet e pandryshuar nga edicioni i korrikut 2023 të renditjes globale. Paketa kryesuese ndiqet nga Kroacia (6), Holanda (7) dhe Portugalia (8).

Kjo e fundit është e vetmja kombëtare në mesin e dhjetë të parave që ka ngjitur një pozicion. Italia (9) humbi një vend në klasifikimin mujor, pasi u pengua në barazimin 1-1 jashtë fushe, ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen kualifikuese të “Euro 2024”. Top-10 plotësohet nga Spanja.

Nuk mungojnë ndryshimet më poshtë në renditje. Në të vërtetë, nga kombëtaret e renditura nga e 10-ta tek e 50-ta, jo më pak se 17 prej tyre janë ngritur me një vend ose më shumë në klasifikimin e radhës. Austria (25) dhe Hungaria (32), të dyja kanë ngjitur nga katër pozicione.

Diku tjetër, Mali (49) dhe Bregu i Fildishtë (50) ngjiten me nga dy vende për të rimarrë pozicionet në mesin e 50 më të mirëve.

Falë fitores 2-0 ndaj Polonisë, Shqipëria (e 62-ta, 3 pozicione më lart) bën kapërcimin më të madh me pikë (20.08).

Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës.

Sa për histori, vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Xhani De Biazit. Këtë pozicionim kuqezinjtë e kanë pasur në muajt prill, maj, tetor dhe nëntor 2012.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

E ardhmja e Brojës në Itali? Ekipi i Serie A planifikon afrimin e sulmuesit “kuqezi” në janar

Luis Suarez

Suarez nuk pushon ja ku do vazhdoj karrierën

ardian ismajli

Ismajli për mediat kroate: Shqipëria dhe Kroacia kalojnë grupin në Euro 2024

Ylber Ramadani

Shorti i Evropianit, Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet!

guardiola

Gabimi i jashtëzakonshëm i gjyqtarit, Guardiola: Çfarë t’i them skuadrës dhe tifozëve pas një ndeshje si kjo?

Pogba

Pogba u gjobit me 20 mijë euro nga Allegri, për dëgjimin e muzikës me zë të lartë…

Ylber Ramadani

Shorti i Europianit/ Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet!

Pochetino

Pochettino ‘në qiellin e shtatë’: “Ne jemi një ekip i vërtetë”

moscardo-

E duan pesë gjigantët evropianë, por PSG po e fiton garën për sensacionin gjerman

INFO

NA NDIQ