Fjalët e mençura te Ali Ahmetit e inspiruan Kociasin

0

Zv/kryeministri Bujar Osmani nga Prespa ku mori pjesë në ngjarjen historike, u ndalua në Zajaz tek lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Ai ia ka përcjell edhe mesazhet e Nimicit dhe Kociasit dërguar Ahmetit.

“ Fjalët e mençura te Ali Ahmetit në takimet me të kanë qenë inspirim për të vazhduar procesin” ka thënë Koxias në Prespë në një bisedë me Bujar Osmanin.

Edhe ndërmjetësi i OKB-së për emrin e Maqedonisë, Metju Nimic sot i ka çuar të fala Ali Ahmetit. “Të fala Ali Ahmetit, njeriut më të mençur që kam njohur në këtë proces tepër të vështirë!”

Ndryshe Bujar Osmani në bashkëbisedim me Ahmetin ka shkruar se ia kanë dalur si parti tashë nis rruga për në BE dhe NATO

“Kryetar, ia dolëm: e trasuam rrugën drejt NATO-së dhe BE-së. Nga sot ëndrra jonë nis të bëhet realitet! Dielli vërtet po lind në perëndim! Rruga deri këtu nuk ishte e lehtë. Na presin edhe shumë sfida, por vendosmëria Juaj, zoti Kryetar na solli deri këtu, ndërsa urtësia e juaj do të na shpie deri tek suksesi final.
Le të na jetë me fat Kryetar dhe vazhdojmë!” ka shkruar Osmani pas takimit me Ahmetin në Zajaz