Fjetja pa i pastruar dhëmbët rrezikon shëndetin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/02/2023

Shkuarja në shtrat pa i pastruar me kujdes dhëmbët mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore, bëjnë të ditur ekspertët shëndetësorë.

Kur ushqehemi gjatë ditës, miliona baktere qëndrojnë në gojë, e mbetja e tyre brenda shkakton acid shkruan “Advancdes Family Dentistry”. Ky lloj acidi i baktereve shkatërron smaltin e dhëmbësve, duke çuar në prishje të dhëmbëve, kavitete dhe sëmundje të mishrave të dhëmbëve.

Pra, kur shkoni në shtrat pa i pastruar dhëmbët, pllakat në gojë nisin të ngurtësohen. Pasi ngurtësohen, bëhen të forta si gurë dhe të papërshkueshme nga uji. Mënyra e vetme për t’i hequr gurët nga dhëmbët është të vizitoni dentistin për një pastrim profesional të dhëmbëve.

Pos kësaj, fjetja pa i pastruar dhëmbët bën që të dëmtohen mishrat, duke iu shkaktuar infeksion. Në këtë rast, organizmi aktivizohet që t’i luftojë këto baktere, por e ka të pamundur nëse papastëria në gojë vazhdon të mbetet gjatë.

Mbajtja e një furçe pranë shtratit të gjumit është ideale, që mundëson pastrimin e shpejt të dhëmbëve ,edhe nëse jeni të lodhur dhe të përgjumur.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

ziadin sela

Ziadin Sela: Kosova dhe Shqipëria të na marrin shembull, të bashkohen

trupat britanike kosove

“Blindohen” kufijtë e Evropës, 20 mijë ushtarë në gatishmëri kundër Rusisë – ja “zona e nxehtë’ ku mund të nisë konflikti

lukaku

Lukaku e preferon kalimin në Saudi Pro League

google

Google do të fillojë të tarifojë për atë që përdorim çdo ditë?

Moti_26-780x470-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

gordana siljanovska davkova

VMRO-DPMNE mban tubimin e parë, Siljanovska – Davkova: Ne jemi europianët e vërtetë

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Instagram po teston një veçori të re

guardiola

​Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë

INFO

NA NDIQ