Fjolla bën gjestin e pahijshëm në foton me të cilën paralajmëron këngën e re

0

Fjolla Morina e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet publikimit të një fotografie në të cilën shihet duke çuar lart gishtërinjtë e mesëm.“Ti mendon se je mbretëreshë por eja këtu pak te mbreti yt.. Së shpejti”, ka shkruar Fjolla pranë fotografisë së postuar në të cilën e ka bërë edhe gjestin e pahijshëm.

Siç shihet kënga do të vijë e realizuar edhe me vidoeklip, mirëpo datën e publikimit nuk e ka treguar akoma.