Flaka Krelani së shpejti duet me reperin amerikan

0

Flaka Krelani pritet të kthehet në skenë me një bashkëpunim.

Flaka Krelani ka disa muaj tashmë që nga publikimi i këngës ‘Slay’ që nuk ka sjellë diçka të re për adhuruesit e muzikës së saj, shkruan lajmi.net.

Por këngëtarja së shpejti do publikoj një bashkëpunim që rrallë kush e kishte pritur.

Bëhet fjalë për një duet me reperin amerikan Young Noble.

“E lumtur të ju njoftoj se PLAYA vjen në bashkëpunim me një prej artistëve më të mirë të të gjitha kohërave në Hip Hop Young Noble, një prej anëtarëve të grupit Outlaw, besoj që jeni gati”.

“Unë u rrita duke dëgjuar 2Pac, Outlawz, dhe kjo është një ëndërr e imja e bërë realitet. Faleminderit Young Noble që e realizove, ju vlerësoj shumë dhe ju dua. Premiera të shtunën ora 18:00”, ka shkruar Flaka në postimin e bërë.