Flakë dhe eksplodime para Kuvendit në Shkup, protestohet kundër emrit (VIDEO)

0

Me kendimin e këngëve patriotike maqedonse dhe thirrje ofenduese kundër qeverisë po zhvillohet protesta para kuvendit të Maqedonisë kundër ndryshimit të emrit.

Protesta u thirr nga grupi i tifozëve “Komitët” të klubit futbollistik “Vardar” të Shkupit.

Protestuesit kanë ndezur  fishekzjarre, kurse janë dëgjuar edhe shpërthime, transmeton Gazeta Lajm.

Shumë prej tyre janë persona në moshë, ka raportuar Tv1. Për momentin nuk vërehet ndonjë tentim për hyrjen e tyre në Kuvend.

Qytetaret pro et contra emrit te ri 

Qytetarët shprehen të ndarë lidhur me paralajmërimet për ndryshimin e emrit të shtetit. Në një anketë të realizuar nga Alsat, disa prej tyre thonë se ishte koha e fundit për të arritur një marrëveshje të tillë, e cila i hap perspektivën evropiane vendit, ndërkohë që shumë të tjerë janë të mendimit se ndryshimi i emrit do të jetë i dëmshëm për popullin maqedonas.

“Si shqiptarë nuk do ta përkrahesha këtë emër, duhej të debatohej. Politikat evropiane dhe politika e Amerikës janë duke na detyruar ta bëjmë atë që është duke u bë”.

“Më mirë nuk ka. Këtë e kemi prit ne. Nuk duhet të qëndrojmë të varur, duhet të vendoset po ose jo, njëherë po e njëherë jo, tash shpresojmë që do të bëhet më mirë. Edhe nëse donim tjetër emër nuk na dëgjojnë. Njëherë e përgjithmonë të rregullohet, mos të rrim të varur”.

“Mirë që është arrit diçka, çka do që të jetë vetëm të lirohemi pak”.

“Ajo është pa-lidhje diçka, emri i Maqedonisë dhe identiteti i maqedonasve vetëm përfaqësohet, shqiptarët ku janë”.

“Në asnjë rast nuk duhet të ndryshonte emri. Gjithçka duhet të ndryshojë, edhe njerëzit, si do të ndryshojnë njerëzit”.

“Pajtohem me çdo gjë, vetëm nuk pajtohem të ndryshojë kushtetuta e Maqedonisë. Ajo që bën deri më tani, sipas mendimit tim, është mirë. E vetmja që më pengon, nëse ndryshohet kushtetuta sipas dëshirave të tyre se këtu bën e aty nuk bën, nuk pajtohem. Kushtetuta nuk duhet të ndryshojë”.

“Si qytetare e Maqedonisë jam kundër vedimit, njerëzit nuk dolën kot në protesta. E shprehën mendimin e tyre se janë për Republika e Maqedonisë dhe asgjë tjetër, as shtesë, as presje e as vizë. Babai im ishte luftëtar, medaljet për trimëri I ruajmë në shtëpi, për çfarë më shërbejnë”.

“Nuk pajtohem me ndryshimin e emrit. Unë nuk e pranojë atë marëveshje, vlerësoj se është e dëmshme për popullin maqedonas. Kjo për shkak se ndryshohet identiteti dhe gjithçka tjetër”./Alsat-M

 

Komentet

komentet