Flakron Bexheti zgjidhet kryetar i degës së ASH-së në Tetovë

Picture of ina-online
ina-online

21/08/2023

Me vota unanime, kuvendarët e degës së Aleancës për Shqiptarët(ASH) në Tetovë, kanë zgjedhur Flakron Bexhetin për kryetar dege.

Ai ishte kandidati i vetëm i mbështetur nga shumica absolute e kuvendarëve dhe nëndegëve, i paraqitur në konkursin e shpallur nga Kryesia e partisë.

“Flakron Bexheti është një nga anëtarët e parë që nga themelimi i partisë, ka qenë pjesë aktive në të gjitha proceset në të cikat ka kaluar subjekti, ka bartur përgjegjësi të ndryshme në strukturat partiake, është zgjedhur anëtar i kryesisë, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe zëdhënës i partisë.

Pasi falenderoi kuvendarët për besimin e dhënë, Bexheti tha se që nesër do të punojë bashkërisht me të gjithë anëtarët dhe strukturat lokale për të rikthyer Aleancën për Shqiptarët në forcën e parë politike në Tetovë”, theksohet në komunikatën e ASH-së.

Punimet e Kuvendit i ndoqën nga afër edhe kryetari i ASh-së, Arben Taravari, Kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela, sekretari organizativ, Isen Shabani, nënkryetarja Ilire Dauti, deputeti i zonës, Adnan Neziri, zëvendës ministrja Vjollcë Berisha dhe zyrtarë të tjerë partiak.

Mryetari i ASH-së, Arben Taravari vlerësoi unanimitetin e ndërtuar në Tetovë dhe uroi zgjedhjen e Flakron Bexhetit si kandidat të vetëm për kryetarë dege.

Taravari tha se për ASh-në, dega e Tetovës ka rëndësi të veçantë, ndërsa lëvizjet e fundit pozitive dhe anëtarësimet e reja në këtë degë kanë dhënë shpresë për ringritje të subjektit.

Kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela, shtoi se që nga themelimi i partisë, Tetova ka qenë në qëndër të vëmendjes dhe një nga degët më të fuqishme që i ka dhënë fuqi edhe subjektit në përgjithësi. Edhe përkundër rrezultateve të papëlqyeshme në zgjedhjet e fundit, Sela u shpreh i bindur se dega e Tetovës do të ringritet dhe do të rikthejë rrezultatet e suksesshme dhe do të jetë forca kryesore politike në të ardhmen e afërt.(INA)

Foto nga Kuvendi KËTU

 

TË FUNDIT
35 minuta
Detektor-Anketë: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO rriti sigurinë, por nuk përshpejtoi rrugën për në BE
44 minuta
Të punësuarit në Pyjet e Maqedonisë tre muaj pa rroga
3 orë
Najçevska "godet" Siljanovskën: Udhëton me pasaportë Maqedonia e Veriut, shet budallallëqe
3 orë
Hajredini: BDI ka mbetë me vetëm 8 deputetë
3 orë
Mitsotakis: Shkupi dhe Tirana vetëm mund të përfitojnë me raportet e mira me Athinën!

ME TE LEXUARA

2 ditë
Mitsotakis nuk tërhiqet, paralajmëron Maqedoninë e Veriut: Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati të ‘thyhet’
13 orë
Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti
1 ditë
Osmani: Mosrespektimi i vullnetit kthen “shumicën” para Marrëveshjes së Ohrit!
44 minuta
Të punësuarit në Pyjet e Maqedonisë tre muaj pa rroga
1 ditë
Ekspertët, digjitalizimi në Maqedoni është i domosdoshëm jo vetëm për anëtarësim në BE, por edhe për zhvillimin ekonomik
2 ditë
Si po ngjall presidenti i Serbisë ndjenja kundër Perëndimit, Maqedonia mos t'i hyjë qorrsokakut!
13 orë
Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

LEXO MË SHUMË

nato-mkd-zname

Detektor-Anketë: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO rriti sigurinë, por nuk përshpejtoi rrugën për në BE

IMG_2442

Të punësuarit në Pyjet e Maqedonisë tre muaj pa rroga

gordana siljanovska davkova

Najçevska “godet” Siljanovskën: Udhëton me pasaportë Maqedonia e Veriut, shet budallallëqe

xhevdet hajredini ali ahmeti

Hajredini: BDI ka mbetë me vetëm 8 deputetë

micotakis mitsotakis

Mitsotakis: Shkupi dhe Tirana vetëm mund të përfitojnë me raportet e mira me Athinën!

Makron Macron

Macron: Unë me të vërtetë mendoj se Evropa jonë mund të vdesë

arben taravari

Taravari tregon se si do të punohet në Qeverinë e re

mural shtepia shendetit kumanove

Muralet që i japin ngjyra Maqedonisë së Veriut

vmro-dpmne

VMRO-DPMNE i nisi negociatat me ZNAM – Stoillkovski: Ende nuk ka marrëveshje, bisedimet janë në frymë pozitive

INFO

NA NDIQ