Flamuri i Jugosllavisë valëvitet në Kavadar, a do të kërkohet përgjegjësi si për flamurin “Autoctonus” në Tetovë?

INA
INA

11 Shtator, 2023

Muzika serbe, si zakonisht nuk ka munguar as sivjet në organizimin kushtuar vjeljes së rrushit në qytetin Kavadar të Maqedonisë së Veriut.

Dhjetëra mijëra qytetarë nga barë vendi janë mbledhur në këtë qytet për të prezantuar në koncertin e këngëtares nga Beogradi të quajtur Lepa Brena, kurse mediumet në gjuhën maqedonase nuk kanë hezituar që këtë këngëtare ta quajnë “institution në vete”.

Mes këngëve të ndryshme, ajo ka interpretuar edhe këngën “Unë jam jugosllovene”, transmeton Zhurnal. Gjatë interpretimit të kësaj kënge, në publik është paraqitur edhe flmuri i federatës famëkeqe të Jugosllavisë.

Mbetet të shohim tani nëse në këtë rast policia do të përndjek personin ose personat që valvitën flamurin e Jugosllavisë, ashtu siç u përndjek tetovari 21 vjeçar i cili valoi flamurin “Autoctonus” gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Tetovë, flamur të cilin institucionet në RMV e quajnë “flamuri i Shqipërisë së Madhe”.

Për momentin, për këtë eveniment po raportohet vetëm me tone pozitive, për dalim prej evenimentit në Tetovë. Ndryshe në fotografitë dhe inçizimet e postuara nga ky koncert në rrjetet sociale, janë vërejtur prezentë edhe shumë shqiptarë të njohur, emrat e të cilëve për momentin nuk do i publikojmë. /Zhurnal.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

ASH vetë apo me BDI-në në zgjedhje, përgjigjet Taravari

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

spartak

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio!

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

kurti me sanxhak dhe lugine

Kurti priti një delegacion të përfaqësuesve politikë të boshnjakëve dhe të shqiptarëve në Serbi

haradinaj-kurti

Haradinaj me akuza të reja: Kurti është shoqëruar me vajzën e ministrit të Millosheviqit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

INFO

NA NDIQ