Flet ish-menaxheri i Fifit: problemet e saj shëndetësore nuk janë skenare

Ngjarjet e fundit në shtëpi kanë shtyrë Fifin që ditën e sotme të lërë shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Situatat e krijuara në shtëpi kanë rënduar gjendjen emocionale të këngëtares duke lënë kështu përfundimisht shtëpinë dhe për tú marrë më shumë me shëndetin e saj.Së fundmi ka qenë ish menaxheri i këngëtares, Xhulian Shabani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka rrëfyer sfidat dhe vështirësitë që këngëtarja ka kaluar për të arritur këtu ku është sot.

Ai gjithashtu tregon se këngëtarja dhe më herët ka vuajtur nga problemet shëndetësore, duke hedhur poshtë kështu akuzat që i janë bërë për “shpërthimet”e saja si pjesë e një skenari.Në fund të postimit të tij ai shkruan se Fifi do “fitojë do luftë”, pasi ajo mundet dhe gjithë njerëzit që e duan do i ketë gjithmonë afër.