FOTO/Flet nëna e fëmijës trevjeçar që dyshohet se u keqtrajtua nga edukatorja në Fushë-Kosovë

INA
INA

19 Shtator, 2023

Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë zbarkuar në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, pas raportimeve të familjarëve të një 3-vjeçari se është rrahur brutalisht nga edukatoret në kopsht.

Prindi ka treguar se si në kopsht e kanë thirrur edukatoret për të treguar për problemet që i ka bërë djali i saj.

“Mësuesja Fitore më tha hajde këtu se djali yt e ka ba namin. Më erdhi shumë keq sepse mendova që e ka rrëzu dikon ose ka thy ndonjë gjë. I thashë ju kërkojë falje, por tha jo ka dal e ka shkarravitë. Unë i thash kena me ja ble mësues një çokollatë edhe me i thënë më fal nesër jam lazdru dhe i thashë duhet me i përmbushë dënimet nëse t’i ka dhënë mësuesja por ky kishte marrë dënime brutale”, tha ajo.

Ajo ka treguar se si djali i ka treguar se gjatë qëndrimit në kopsht nuk ka ngrënë e as nuk ka pirë për 8 orë rresht.

“Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndal i ka hëngër dy hamburger dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali por nuk jam e sigurt”, ka thënë ajo.

Fjalë të mira ajo ka pasur vetëm për drejtoreshën.

“Këtu e kam edhe vajzën. Vajza po kalon shumë mirë. Drejtoresha më ka përkrahur dhe kemi me shku deri ne fund. Ajo ka qenë gjithmonë me mua, me neve prindërve dhe me gjithë fëmijët e çerdhes. E falënderoj shumë por edukatoret nuk janë të sjellshme”, deklaroi tutje ajo.

Ky fëmijë sipas prindit në këtë kopsht është duke shkuar që nga 1 shtatori.

Qytetari Fatos Geci, deklaron se nipi i tij 3-vjeç është rrahur brutalisht nga mësueset në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Në pamjet e publikuara nga ambientet brenda çerdhes shihet teksa nipi i tij 3-vjeç, tërhiqet zvarrë nga mësueset, ndërsa ka publikuar edhe foto nga lëndimet që ka marrë fëmija.

Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë të reagojnë në ndërmarrjen e veprimeve ndaj mësueseve, ndërsa ka theksuar që nipi i tij si pasojë e rrahjes, përveç lëndimeve trupore, ka pësuar trauma të rënda psikike.

Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-27-00-23-05-927-edit_com.facebook.katana

Ish-shefi i Inteligjencës së Kroacisë për sulmin në veri: Shuplakë e madhe për Vuçiqin

anton-quni

Quni ‘zbulon’ qëllimin e terroristëve: Synimi s’ka qenë që të rrinë në Manastir

milan radoicic radojcic

Grupi i Radojiçiqit ka dhënë deri në 15 mijë euro për djegien e veturave

Mesto: Beograd
Datum: 21.05.2010
Dogadjaj: POLITIKA/EKONOMIJA - ministar bez portfelja u Vladi Srbije Sulejman Ugljanin potpisao je danas ugovore sa predstavnicima 31 preduzeÊa i organizacija iz nedovoljno razvijenih opötina, kojima se sredstva dodeljuju na osnovu prvog javnog konkursa za 2010. godinu
Licnosti: Sulejman Ugljanin

Sulejman Ugljanin përsërit kërkesën: Boshnjakët të bashkohen në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

albin kurti

Albin Kurti: Ky ishte qëllimi i Vuçiqit më 24 shtator

xhipi radojcicic radoicicit kfor

KFOR’i me deklaratë të re: Gjatë gjithë kohës u koordinuam, Policia e Kosovës veproi në përputhje me prerogativat ligjore

chollet

Chollet telefonon Kurtin dhe Vuçiqin. Ja mesazhi i tij

velimir bujanec ushtaraku kroat

Ushtaraku kroat: Mesazh shqiptarëve dhe Serbisë

policia kosoves terroristet veri

Reagon gruaja e terr oristit të vrarë : Pres që dikush të më zgjoj nga ky makth, prisja të dilje fitimtar

INFO

NA NDIQ