Flet policja që u “sulmua” nga Beqir Hasani, ja varianti i saj për incidentin! (Foto)

Policja e cila dje u përfol se është sulmuar nga kryetari i degës së BDI-së në Çair, Beqir Hasani, ka dhënë variantin e vet lidhur me ngjarjen, shkruajnë mediumet maqedonase. Ajo ka thënë se është lënduar vetë në karrotrec dhe se nuk është sulmuar nga Hasani, siç u raportua në disa mediume.

Sipas mediumeve të njëjta, ministri Oliver Spasovski i ka dhëne mirënjohje polices për qëndirmin profesional, transmeton Gazeta Lajm.

Sipas raportit policor, rreth orës 10.00 në udhëkryqet e bulevardit “Goce Delçev” dhe rruga “Filipi i Dytë” në Shkup, gjatë largimit të makinës “Land Rover” me targa të Shkupit me makinë special karotrec, nga ana e B.A është sulmuar verbalisht zyrtarja policore e cila ka qenë në vendin e ngjarjes.

Protagonisti i kësaj ngjarje u tha se është Beqir Asani, kryetar i degës së BDI-së në Çair, raporton Almakos. Derisa, për Tv 24 Asani ka mohuar se ka patur ndonjë incident serioz, duke thënë se ka ndodhur vetëm një përleshje e shkurtër verbale mes tij dhe polices afër qendrës tregtare “Mavrovasja”.