Flet tetovari që ngriti flamurin kombëtar pranë kishës në Kodrën e Diellit

INA
INA

30/11/2023

33 vjeçari nga Reçica e Tetovës që hoqi flamurin e kishës ortodokse nga kisha “Shën Naumi Çudibërësi” në Kodrën e Diellit në Tetovë përmes një letre ka bërë një kërkim falje për veprimin e tij, përcjell INA.

“Unë Jeton Abdullahi e ndjej si përgjegjësi morale që të shkruaj një kërkim falje adresuar deri tek Besimtarët Ortodoks dhe Kishës Ortodokse në Kodrën e Diellit. Që unë e pranoj se e kam ngritur flamurin e Kombit tim Shqiptar, por nuk e pranoj se kam hequr flamurin e Kishës Ortodokse. Unë nuk kam pasur për qëllim që të bëj nxitje për urrejtje fetare, sepse para disa ditëve e pashë një foto nëpër rjetet sociale se është dëmtuar flamuri Kombëtar i Shqiptarëve dhe kështu vendosa ta zëvendësoj atë me një flamurë të ri.

Sa i përket Stojançe Angelov që mundohet ta politizoj këtë çështje për poena politke dhe të bëjë nxitje ndëretnike dhe Fetare dhe që deklaroj sonte në emisionin tek Kanal5 se unë kinse e kam ulur Flamurin e Kishës (ku vetë gazetarja e pyeti përse nuk e uli Flamurin e Maqeonisë por atë të Kishës dhe Angelov u përgjigj nuk e di) Dhe tash unë i përgjigjem atij dhe të gjithë Besimtarëve Ortodoks me fakte me foton e atij që me datën 18.11.2023 e ka postuar në Facebook një selfie ku shihet qartë se nuk ka pasur asnjë Flamur në shtizë ku unë e kam vendosur Flamurin Kombëtar. Kjo mund të faktohet shum thjeshtë me kamerat e sigurisë që janë të vendosura në objektin e Kishës. Nën Flamur kemi lindur Nën Flamur do vdesim”, ka shkruar tetovari.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se natën e së martës rreth orës 23:30 kanë arrestuar personin J.A. 33 vjeç nga Reçica e Vogël, ndaj të cilit do të ketë kallëzim përkatës penal.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

rasti-Sopotit

Sopoti – 21 vjet, rast klasik i montuar, 12 banorë me 156 vite burg, 6 agjentët fajtorë kurrë nuk u përgjigjën!

universiteti-i-tetoves-UT

Sindikata e UT-së kërkon nënshkrimin e marrëveshjes kolektive

marko-bislimoski-780x470-1

Bislimovski: Temperaturat e larta ditore do të ndikojnë në faturat e ngrohjes

Jovan mitreski

Mitreski: Do të propozojmë ndryshime në ligjin për arsimin e lartë, të gjithë të punësuarit do të kenë rritje të pagave

INFO

NA NDIQ