Videoja ku trajneri kosovar, Valmir Fetiu godet me shuplakë tetëvjeçaren, Valina Fetiun, të bijën e tij, pas humbjes nga serbja Nina Saviq, në Kampionatin Evropian të Taekëondo-së, është shpërndarë gjithandej, duke bërë bujë të madhe.
Ai ka thënë se qëllimi i tij ishte vetëm ta qetësonte të bijën e tij, e cila thotë se ishte e zemëruar nga humbja prej serbes.