Fletarrestimet për krime lufte, avokati serb mbështet hetimet e Kosovës – ka një thirrje për serbët e dyshuar, ja çka thotë për Radoiçiqin!

Picture of INA
INA

30/04/2025

Milan Radoiçiq, i akuzuari kryesor për sulmin në Banjskë të Zveçanit, po të hyjë në Kosovë do të ketë edhe ballafaqime të tjera më drejtësinë.

Kjo pasi Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka lëshuar urdhërarrest ndaj tij dhe 19 serbëve të tjerë të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë

Sipas aktakuzës në periudhën 7 dhe 10 Maj të 99-ës në Gjakovë pjesëtarë të forcave ushtarake dhe policore serbe, ndër ta edhe të pandehurit, kanë hyrë shtëpi për shtëpi, duke i nxjerrë me forcë dhe kanosje civilët shqiptarë.

Ata dyshohet se ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe më pas ekzekutuan 106 civilë shqiptarë.

Trupat e viktimave janë gjetur pas luftës në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.

E për këtë temë, për “Bota sot” foli avokati serb, Cedomir Stojkoviq, i cili njihet edhe për mbështetjen e Kosovës, psi dhe kritikat dhe paditë që i ka bërë ndaj Milan Radoiçiq.

Së pari, ai foli mbi krimet e luftës dhe dhimbjen e madhe që kanë familjarët për viktimat dhe anëtarët e zhdukur.

Stojkoviq tha se Kosova plotësisht ka të drejtë t’i hetojë dhe gjykojë krimet e luftës.

“Varri masiv i shqiptarëve në Batajnicë të Beogradit mund të krahasohet vetëm për nga natyra dramatike e krimit me kampin e Aushvicit gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse, për sa di unë, pas disfatës së Hitlerit, askund në botë nuk ka ndodhur që njerëzit e vrarë të transportohen me kamionë, trupat e tyre të pajetë të merren nga familjet e tyre, të cilave u është mohuar çdo e drejtë për t’i vajtuar, për t’i varrosur me dinjitet dhe për t’u pikëlluar për ta me dinjitet. Një person i mirë nuk mund ta imagjinojë dhimbjen që dikush përjeton ndërsa pret kthimin e një anëtari të familjes, vetëm për të mësuar vite më vonë se ata janë hedhur në ndonjë gropë pranë Beogradit, pa asnjë shenjë dalluese apo dinjitet.

Shteti sovran i Kosovës ka të drejtë të hetojë krime të tilla – ai ka detyrimin t’i hetojë ato, të gjykojë autorët e tyre dhe t’i ndëshkojë ata. I njëjti detyrim vlen edhe për shtetin e Serbisë, por siç mund ta shohim, Serbia nuk e përmbush këtë detyrë. Ky është gjithashtu një detyrim i çdo personi të mirë – shqiptar, serb, japonez, të gjithëve”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, tha se nuk ka informacione se kush ka qenë i përfshirë në krime lufte, pasi nëse do kishte menjëherë do bashkëpunonte me drejtësinë e Kosovës.

Madje, tha se kushdo që ka marrë urdhërarrest për krime të tilla duhet të përgjigjet menjëherë, në të kundërtën nëse nuk e bëjnë këtë gjë, vetëm sa konfirmojnë përfshirjen e tyre në krime mizore.

“Urdhër-arresti për krime lufte i lëshuar nga Kosova për mizoritë e kryera është pra një shprehje e mirësjelljes dhe humanizmit ndaj viktimave. Unë vërtet nuk kam asnjë informacion se kush mori pjesë në këto krime, nëse të gjithë individët e mbuluar nga urdhër-arresti janë fajtorë, apo nëse të gjithë janë njësoj fajtorë – nëse do të kisha një informacion të tillë, do t’ua kisha dhënë prej kohësh autoriteteve gjyqësore si të Serbisë ashtu edhe të Kosovës. Por kushdo që ka marrë një urdhër-arresti nga Kosova për këto krime të tmerrshme – nëse kanë qoftë edhe një grimcë njerëzimi – do të paraqitej dhe do t’i përgjigjej thirrjes së gjykatës. Nëse dikush do të lëshonte një urdhër-arresti kundër meje për krime kaq të rënda, unë do të përgjigjesha menjëherë për të provuar pafajësinë time dhe për të hequr turpin nga emri im. Nëse këta njerëz nuk i përgjigjen urdhër-arresti, kjo në një farë mënyre konfirmon fajësinë e tyre. Nëse e njohin apo jo pavarësinë e Kosovës, është krejtësisht e parëndësishme – ata duhet të pranojnë të drejtën e viktimës për të vërtetën dhe detyrimin për t’u dhënë drejtësi atyre njerëzve”, shpjegoi ai.

Po ashtu, avokati komentoi veprimtarinë kriminale të Radoiçiq, ku tha se nuk është i befasur se i njëjti akuzohet për krime lufte, madje hodhi dyshime se mund të ketë marrë pjesë në disa krime.

Personalisht, nuk gjej asgjë të habitshme në faktin se edhe Milan Radoiçiq është akuzuar për krime. Nëse ky njeri do të ishte i aftë të organizonte operacionin terrorist në Banjska, duke mbajtur gjakun mbi kokën e tij të një polici të vrarë të Kosovës dhe gjithashtu të serbëve që vdiqën në atë rast, atëherë është e qartë se karakteri i tij është i tillë që ai shqetësohet edhe më pak nëse një shqiptar vritet në vitin 1999, ajo vrasje sigurisht që nuk do ta kishte shqetësuar, gjë që më sugjeron mundësinë që ai të ketë marrë pjesë në disa krime. Nëse e ka bërë vërtet, dhe në çfarë mase – kam besim të plotë te kolegët e mi në Prishtina për të shqyrtuar çdo provë, çdo fakt, dhe nëse është fajtor, ta dënojnë atë. Atë dhe të gjithë të tjerët që ishin të përfshirë”, nënvizoi Stojkoviq.

Në fund, shtoi se fakti se pse Serbia nuk pranon Kosovën është pasi do duhej të të pranonte hetimet e si dhe urdhër-arrestet eKosovës për krime.

“Është për të ardhur keq që nuk ka bashkëpunim gjyqësor midis Serbisë dhe Kosovës, prandaj dora e drejtësisë nuk do të arrijë shumë bashkëpunëtorë dhe ndihmës në këto krime. Ndoshta kjo është një nga arsyet pse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet – sepse atëherë do të duhej të pranonte hetimet e Kosovës për krimet, si dhe urdhër-arrestet e Kosovës”, përfundoi Cedomir Stojkoviq për “Bota sot”.

TË FUNDIT

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

Grida Duma flet për Egli Takon

Kaja Kallas nesër në Shkup, porosi nga BE

ME TE LEXUARA

1
Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!
1
Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!
1
VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare
1
Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip
1
Grida Duma flet për Egli Takon

LEXO MË SHUMË

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

Grida Duma flet për Egli Takon

Kaja Kallas nesër në Shkup, porosi nga BE