Flor Binaj shuan dyshimet, do të jetë apo jo në “Portokalli”

0

Aktori i njohur i “Portokalli” Florjan Binaj ka publikuar në rrjete sociale një foto ku u ka shuar kureshtjen ndjekësve të tij për vijimin në Portokalli.

Në këtë status ai ka bërë të ditur se do të vijojë të jetë pjesë në sezonin e ri.

“PËR TË GJITHË FANSAT E MI!Të dashur fansa të mi dhe të personazheve të mia… Duke u nisur nga pyetjet e shumta javen e fundit për mungesën time në turneun e Portokallisë nëpër qytete, ju them se për arsye personale, unë nuk do jem gjatë këtij turneu në asnjë prej qyteteve ku do të zhvillohet.Gjithsesi vera kalon shpejt dhe sezoni i ri vjen për më pak se 2 muaj!Pushime të mbara të gjithëve!Ju dua shumë!,”-përfundon Binaj në Instagram.