Florentino Perez nuk do të udhëtojë për të parë “El Clasico”-n

INA
INA

26/10/2023

Florentino Perez më shumë gjasë nuk do të udhëtojë në Barcelonë për “El Clasico”, pasi raportet mes Real Madridit dhe Barcelonës nuk janë të mira. Arsyeja e raportuar për vendimin e tij nuk ka të bëjë me përfshirjen e Barçës në çështjen famëkeqe “Negreira”. Florentino thjesht nuk i pëlqeu ajo që njëri nga anëtarët e bordit të Barcelonës ka thënë për Vinicius Junior një ditë më parë.

“Nuk është racizëm, ai meriton një shuplakë për faktin se është një palaço dhe e ka dëshmuar këtë… Çfarë përfaqësojnë këto driblime të kota në mes të fushës…”, shkroi Mikel Kamps në “Tuitter” ose “X”.

Florentino Perez zakonisht udhëton në Barcelonë për t’u ribashkuar me Zhoan Laporta gjatë “El Clasico”-s. Tashmë duket se marrëdhënia mes dy klubeve vetëm sa po përkeqësohet mes zhvillimeve të fundit. Barça do të përballet me Real Madridin në shtëpi të shtunën, më 28 tetor në orën 16.15.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

genc nuza

Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Dortmund – PSG në UEFA Youth League

Xhaka Taulant

Taulant Xhaka dënohet me dy ndeshje moslojë, për këtë ndërhyrje të stilit “kung-fu” (FOTO)

ibrahimovic

Ibrahimoviq rikthehet te Milani për herë të tretë

Ivan-Celikovic-

Në moshën 34 vjeçare vdes ish futbollisti i Shkëndijës!

broja

Mesazh i koduar për Brojën? Pochettino: Që të fitohet ndeshja, duhet shënuar gol

haqim memedi

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare legjenda e futbollit tetovar Haqim Memedi

Mirlind Daku

Gol dhe fitore, Mirlind Daku merr vlerësimin e merituar tek Rubin Kazan

mourinho

Tifozët e Romës të dashuruar me Mourinhon: “Romanist për jetën”…

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp tregon se si ndryshoi gjithë sistemin për ta përmbysur Crystal Palacen

INFO

NA NDIQ