Flori: “Dashuria i jep kuptim jetës”

0

Kënga e Flori Mumajesit “Plas”, konkurrente në festivalin Kënga Magjike 2018 ka grumbulluar një numër të madh fansash dhe po dëgjohet kudo ku ka shqiptarë.

Me këtë fakt është i vetëdijshëm edhe vetë kantautori, i cili në llogarinë e tij të Instagramit shkruan: “Kjo këngë nuk është më vetëm kënga ime… Është e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë. DASHURIA I JEP KUPTIM JETES”.

Edhe sivjet Kënga Magjike numëron një numër të madh artistësh të cilët konkurrojnë me këngët e tyre dhe presin që të kurorëzohen me ndonjë çmim, nga të shumtët që dhunon ky festival.