FLORI MUMAJESI fiton “Këngën Magjike” (VIDEO)

0

Kënga fituese e edicionit të 20-të të Këngës Magjike, është “PLAS” nga Flori Mumajesi.

Këngëtari u paraqit sërish me një baladë këtë vit e cila u pëlqye nga publiku por edhe nga kolegët e tij të cilët ia dhanë pikët.

“PLAS” është krijuar nga vet Flori, njofton Klan Kosova.

Çmimin e dytë e morën Aurela Gaçe dhe Eli Fara ndërkaq çmimin e tretë Fifi dhe Mc Kresha.