Florian Marku përplaset me kundërshtarin gjatë peshimit. Ndërhyn sigurimi (VIDEO)

Picture of Ina Online
Ina Online

31/03/2024

Më 31 mars, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës, do të zhvillohet dueli mes shqiptarit Florian Marku dhe britanikut Chris Kongo.

Në daljen e fundit zyrtare, atë zhvilluar pak minuta më parë, gjatë peshimeve zyrtare, dy boksierët janë përplasur mes tyre.

Si Marku ashtu edhe Kongo kanë kapur peshën e kërkuar dhe më pas kanë dalë “ballë për ballë”.

Në atë moment, të dy boksierët kanë nisur të shajnë e akuzojnë njëri-tjetrin, ndaj menjëherë në mes kanë ndërhyrë forcat e sigurisë. Pas disa sekondash, dy boksierët kanë përdorur edhe duart për të shtyrë njëri-tjetrin. Punonjësit e sigurisë dhe stafet përkatëse kanë ndarë dy boksierët, duke i larguar për të evituar që situata të rëndohet edhe më shumë.

Të shumtë ishin fansat e Florian Marku gjatë peshimit, që e kanë mbështetur me flamuj kuqezinj atë.

“Mesazhi im është se të gjithë ata që nuk më respektojnë do ta paguajnë shtrenjtë këtë gjë. Edhe Kongo do ta paguajë ashtu si të gjithë rivalët e mëparshëm. Ai djalë nesër do të bjerë, pasi është një frikacak. Unë e dua boksin”, tha Florian Marku.

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË