Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka prezantuar drejtorin e departamentit për politika të jashtme, Florin Ajdinin.
“Florim Ajdini nga Tetova do të jetë Drejtor i Departamentit për politika të jashtme pranë Lëvizjes BESA.
Biografia e tij është kjo:
Doktor i shkencave Filologjike, profesor ordinar në Fakultetin Filologjik të UT-së, Departamenti për Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
30 Vjet karrierë Akademike në ligjerim, hulumtim, në më shumë Universitete në vend dhe jashtë si;
*Kolegje në Republikën e Kosovës,
*Mbreterinë e Bashkuar – në Glasgow të Skocisë, *Universitetin e gjuhëve të huaja BFLU, në Peking të Kinës, etj. Pjesmarrës në konferenca, kongrese dhe simpoziume ndërkombëtare dhe në vend. Botues i dhjetra punimeve shkencore në Anglisht dhe Shqip. Autor i më shume librave, tekste universitare, ndërmjet të cilëve edhe ne Anglisht.
Njohes i me shume gjuhëve të huaja ndërmjet të cilave; Angleze-C2 Frenge-C2-Italiane, Gjermane-B2, Spanjolle-B1, si dhe njohës fillestar i Kinezishtes Mandarine A2. Njohës i mirë edhe i gjuhëve Sllave te rajonit.
Ekspert i jashtëm vlersëues projektesh universitare, pranë Agjensionit Audiovisual për Shkencë dhe Kulturë të Komisionit Europian në Bruksel, bursist i Fondacionit prestigjioz Amerikan Fulbright.
Angazhimet politike:
*Anëtar i Lëvizjes BESA.
*Anëtar i Këshillit Qendror.
*Drejtor i departamentit për politika të jashtme”, ka shkruar Kasami. (INA)