Fluks turistësh në Sarandë, 20 mijë e vizituan gjatë periudhës janar-maj

INA
INA

25 Maj, 2023

Qyteti bregdetar i Sarandës, që prej janarit të këtij viti, ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh. Dega e Përpunimit të Anijeve dhe Trageteve në portin e Sarandës bëri të ditur për Atsh-në se “rreth 20 mijë turistë vendas e të huaj, si amerikanë, kanadezë, australianë, italianë, spanjollë, etj, e kanë vizituar Sarandën dhe pikat turistike të saj, duke shënuar një rritje të madhe të tyre për 2023”.

“Ndërsa 3674 turistë të huaj kanë ardhur vetëm me tragete në Sarandë”, theksoi Dega e Përpunimit të Anijeve dhe Trageteve në Sarandë.

Fundjavat e muajit maj në portin e Sarandës kanë qenë shumë intensive, ku hyrjet dhe daljet në port kanë qenë më të shumta se çdo ditë tjetër. Saranda është kthyer gjithashtu në destinacionin e preferuar të kroçerave në prag të çeljes së sezonit turistik. Gjatë këtij muaji kanë ardhur kroçerat “Silver Cloud”, “Silver Moon”, etj.

Vitet e fundit Saranda po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj, shkak për këtë janë bërë edhe investimet e rëndësishme si shkallaret, bulevardi, ndriçimi, sinjalistika, që i kanë dhënë tjetër pamje qytetit bregdetar, shkruan Atsh. Në të, tashmë ofrohet informacion i nevojshëm e praktik për çdo të interesuar, lidhur me guidat e përditësuara të kësaj vere, me mundësitë e alternativat për udhëtim drejt destinacioneve dhe pikave më interesante turistike, shoqëruar me rekomandimet të dobishme.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rishi-sunak

Sunak: Kemi kthyer 1800 emigrantë shqiptarë të paligjshëm

cigare-750x430

Shqipëria, e fundit në rajon për kultivimin e duhanit

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

alma beqiri mashtruesja 3 milion euro

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

Rama-kurti

E ‘goditi’ Kurtin në një intervistë në BBC, profesori ‘zbulon’ qëllimin e Ramës: Po maskohet, kështu po e mbështet Vuçiqin!

makine-zjarr-750x430

Shpërthen në flakë makina para Bashkisë së Durrësit, zbardhen dyshimet e para

Policia-shqiptare

Tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

INFO

NA NDIQ