Fluturime me helikopterë dhe lëvizje të automjeteve ushtarake, KFOR-i do të kryej stërvitje në disa prej komunave

INA
INA

3 Korrik, 2023

Trupat e KFOR-it të komandës rajonale Perëndimi (RC-W), do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake në pjesën perëndimore të Kosovës nga data 04 deri më 06 korrik 2023.Sipas njoftimit për media thuhet se aktiviteti stërvitor do të kryhet nga kontingjenti shumëkombësh RC-W dhe do të përmirësojë gatishmërinë dhe përgatitjen e njësive.

“Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të vendosen në komunat e Istogut, Shtërpcës, Mamushës, Deçanit, Gjakovës, Dragashit, Hanit të Elezit dhe Kaçanikut.

Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje tokësore ditën dhe natën, si dh fluturime me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamushës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Karvanët e mjeteve të rënda do të kalojnë tranzit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit.

“KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale. KFOR-i është i përqendruar çdo ditë në zbatimin e mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ejup maqedonci

Ministri i mbrojtjes i Kosovës flet për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës

Screenshot_2023-09-30-23-01-22-134-edit_com.android.chrome

Paralajmërimi i ish-gjeneralit: Duhet të armatosemi dhe ne, Serbia po përgatit diçka

besnik bislimi albin kurti

Qeveria e Kosovës tregon lëvizjet e ushtrisë serbe në drejtim të kufirit të Kosovës

Screenshot_2023-09-30-18-25-37-717-edit_com.android.chrome

Komandantja Supreme pret në presidencë minstrin e Mbrojtjes dhe Gjeneralin Jashari

gjermania-780x470

Gjermania thirrje Serbisë: Reduktoje ushtrinë në kufi me Kosovën pa vonesa

Vjosa Osmani-696x421

Presidentja Osmani i çon mesazh Vuçiqit: Toger i Millosheviqit, s’do të lejojmë zhbërjen e arritjeve tona

IMG_5631

REL: Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë (FOTO)

pendarovski-nato

Pendarovski: Mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, që të parandalohet konfrontimi ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë

michael roth

Ushtria serbe afër kufirit të Kosovës, ish-ministri gjerman: Ku dreqin është BE-ja?

INFO

NA NDIQ