FMN: Ekonomia e Maqedonisë po rimëkëmbet

INA
INA

23/01/2024

Ekonomia e Maqedonisë po shënon rimëkëmbje pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjensave të shkaktuara nga lufta ruse në Ukrainë. Aktiviteti ekonomik në vitin 2023 ka lëvizur nga eksporti i konsiderueshëm si dhe nga importi i reduktuar i enegjisë dhe po ecën në drejtim të fuqizimit në vitin 2024, vlerësojnë nga Fondi monetar ndërkombëtar në kumtesë pasi Bordi ekzekutiv i përfundoi konsultimet në lidhje me nenin IV për vitin 2023 dhe e përfundoi rishikimin e parë në kuadër të Linjës për Përkujdesje dhe Likuiditet (PLL) për Maqedoninë e Veriut.

Në kumtesën që sot e ndau Zyra e FMN-së vend, theksohet se reduktimi i emigracionit dhe stimulimi i produktivitetit janë të një rëndësie thelbësore për ripërshpejtimin e konvergjencës së të ardhurave me ato të Bashkimit Evropian dhe se përballja me këto sfida, ndër të tjera, kërkon përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe sundimin e ligjit.

“Përfundimi i rishikimit u mundëson autoriteteve të kenë qasje në 161,35 milionë të drejta speciale të tërheqjes (SDR) (ekuivalente me rreth 200 milionë euro sipas kursit aktual të këmbimit ose 115 për qind të kuotës). Autoritetet synojnë të tërheqin 119.26 milionë të drejta të veçanta të tërheqjes (ose 85 për qind të kuotës), ndërsa shumën e mbetur ta trajtojnë si siguri për përkujdesje nga goditjet e jashtme”, theksohet në kumtesën.

FMN vlerëson se përfundimi me sukses i rishikimit të parë paraqet një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të qëndrueshmërisë ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

“Autoritetet përparojnë në drejtim të objektivave të Instrumentit për përkujdesje dhe likuiditet (PLL), që përfshin mbrojtje të financave publike, uljen e subvencionee të energjisë, përballje me inflacioin e lartë dhe sigurimin e stabilitetit financiar. Konsolidimi fiskal i planifikuar për vitin 2024 synon të afrojë Buxhetin me pragun prej 3 për qind të BPV-së sipas Ligjit për buxhet të Maqedonisë së Veriut. Krahas kësaj, ka për qëllim ndërtimin e baferave në rast të tejkalimeve të mundshme të kostove të parashikuara për ndërtimin e korridoreve rrugore 8 dhe 10-d si dhe për shpenzime të tjera. Masat e marra së fundmi do të reduktojnë rrezikun e buxhetit nga rritjet e papritura të subvencioneve të energjisë”, vlerëson FMN.

Sipas FMN-së, rritja e planifikuar e investimeve publike, mbi të gjitha fillimi i ndërtimit të korridoreve rrugore 8 dhe 10-d, do të stimulojë më tej rimëkëmbjen ekonomike.

“Edhe pse inflacioni mbetet një sfidë, ai është ulur ndjeshëm për shkak të uljes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve në nivel global, kombinuar me shtrëngimin monetar. Bilanci i përmirësuar i tregtisë së jashtme, që pjesërisht i atribuohet rënies së mprehtë të çmimeve globale të energjisë, së bashku me investimet e qëndrueshme të huaja direkte, i ka mbajtur rezervat valutore në një nivel të përshtatshëm. Sektori bankar vazhdon të jetë likuid, i mirëkapitalizuar, fitimprurës, ndërkohë që kreditë me probleme janë të qëndrueshme dhe në nivel historikisht të ulët, theksojnë nga FMN.

Diskutimet në lidhje me nenin IV kanë vënë thekson në sfidat afatmesme. Sipas FMN-së, Maqedonia e Veriut shënon një konvergjencë të ngadaltë drejt BE-së në dekadën e fundit, kryesisht për shkak të investimeve të pamjaftueshme, emigrimit të madh dhe rritjes së ulët të produktivitetit. Gjithashtu, është e ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike dhe do të ndikohet nga Mekanizmi për rregullimin e kufirit të karbonit të BE-së (EU-Carbon Border Adjustment Mechanism). Vendi ka potencial të madh për të reduktuar emetimet e karbonit duke investuar në burimet e rinovueshme të energjisë dhe duke deaktivizuar termocentralet e vjetra me qymyr”, vlerëson FMN.

Bo Li, zëvendësdrejtor dhe kryetar i Bordit Ekzekutiv, pas diskutimeve në kuadër të BE-së, në një deklaratë me shkrim vlerëson se Maqedonia e Veriut është duke u rikuperuar nga goditjet e dyfishta të shkaktuara nga pandemia KOVID-19 dhe rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga Pushtimi rus i Ukrainës.

“Vendi vazhdon të kualifikohet për Instrumentin e përkujdesjes dhe likuiditetit sepse ka baza të shëndosha ekonomike dhe korniza të politikave institucionale, dhe gjithashtu zbaton politika të shëndosha. Qeveria e përmbushi objektivin për për deficit te realizuar për vitin 2023, ndërsa së fundmi miratoi edhe një sërë masash të forta që do të reduktojnë materialisht subvencionet energjetike. Autoritetet janë të përkushtuara të sigurojnë që rritja e pagave të kufizohet në kuadët të asaj që është rënë dakord me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV) e shtrëngoi ndjeshëm politikën monetare, e cila uli inflacionin dhe ndihmoi në stabilizimin e tregut devizor. Në këtë kontekst, rezervat janë rritur në 2023 dhe ato janë në nivel të shëndetshëm. Sektori financiar është fitimprurës, likuid dhe i mirëkapitalizuar”, qëndron në kumtesën.

Parë në perspektivë, theksojnë nga FMN-ja, politikat e autoriteteve fokusohen në konsolidimin e vazhdueshëm fiskal me qëllim rindërtimin e baferave. Në këtë konteskt, ata theksojnë se Kuvendi miratoi një buxhet të besueshëm për vitin 2024, i cili synon arritjen e një konsolidimi të konsiderueshëm fiskal dhe në të njëjtën kohë ka hapësirë ​​për shpenzime prioritare.

FMN-ja thekson gjithashtu se autoritetet mbeten të përkushtuara për forcimin e pajtueshmërisë tatimore dhe rritjen e investimeve publike, ndërkohë që menaxhojnë rreziqet fiskale të lidhura, përfshirë ato që dalin nga projekti për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d. Gjithashtu, se planifikojnë të nxisin plotësisht subvencionet jo të synuara të energjisë, të forcojnë mbështetjen e dedikuar për familjet e rrezikuara, si dhe të përmirësojnë efikasitetin energjetik. Ata tregojnë gjithashtu se banka qendrore, BPRMV, është e përkushtuar për shtrëngimin e mëtejshëm të politikës në rast të materializimit të rreziqeve inflacioniste dhe vazhdon të punojë në drejtim të forcimit të mekanizmit të transmetimit monetar, përmirësimit të monitorimit të rreziqeve në banka dhe supervizion, si dhe përpunimin dhe funksionalizimin e kornizave makroprudenciale dhe të zgjidhjes.

Qëllimi i Instrumentit për përkujdesje dhe likuiditet, i cili u miratua në nëntor 2022 dhe u jep autoriteteve qasje në 406.87 milionë të drejta të veçanta tërheqjeje (ose 290 për qind të kuotës), ishte të siguronte disponueshmërinë e burimeve financiare në kohë sfidash kur bëhet fjalë për qasjen në tregjet financiare, duke mbështetur përpjekjet e autoriteteve për të reduktuar subvencionet e energjisë (cënueshmëria fiskale për shkak të goditjes energjetike) dhe duke mundësuar një mbështetje më të mirë të synuar për familjet e rrezikuara që kanë më shumë nevojë, si dhe konsolidimin e financave publike.

Sipas nenit IV të Aktit Themelues të FMN-së, Fondi Monetar Ndërkombëtar organizon bisedime dypalëshe me anëtarët e saj, zakonisht një herë në vit. Një ekip nga FMN viziton vendin, mbledh informacione ekonomike dhe financiare dhe diskuton me zyrtarët rreth zhvillimit ekonomik dhe politikave të vendit. Pas kthimit të tij, ekipi përgatit një raport i cili më pas përbën bazë për diskutim në kuadër të Bordit Ekzekutiv.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

cmimet-e-garantuara

Bekteshi: Nuk do të vazhdohet masa për çmime të garantuara, do të ketë ndryshime ligjore

nafta tregjet

Rënie e madhe e eksporteve të naftës amerikane në Evropë, rritje e re e çmimeve të mundshme

aeroport italiane franceze

Shtrenjtohen biletat e fluturimeve, ja sa do të shkojnë?

ekonomi investim plan menaxhim

Samiti për Investime në Ballkan bënë bashkë gjashtë kryeministrat në Londër, fokus rritja e investimeve në rajon

supermarketet-800x445

Qytetarët blejnë vetëm produktet e nevojshme dhe kanë frikë nga një rritje e re çmimi

kontabilitet menaxher biznes

Do te rritet çmimi i shërbimeve për kontabilitet në Maqedoninë e Veriut

Anita-Angelovska-Bezhoska-MMF-750x430-1-696x399-1

Angellovska-Bezhoska: Trendet e inflacionit janë pozitive, por duhet kujdes

auto_prishtina-3-1-1-600x3601627103516-1

Katari e sheh Kosovën si një vend premtues për investime, Kurti takon ambasadorin jorezident, Al Dosari

Plazh greqi hanioti

Pushimet në Greqi sivjet shtrenjtohen për 20-30%

INFO

NA NDIQ