FNT Skupifestival, “Karnevalet e Korçës” shpallet shfaqja më e mirë

0

FNT Skupifestival mbylli edicionin e trembedhjete me shfaqjen e fundit nga edicionin e 13-të me radhë me komedinë “Gra para sulmit nervor” (që ishte jashtë konkurrencës) nga teatri i Komedise nga Shkupi.

Juria e Festivalit Nderkombëtar Skupi Festival, në përbërje, Yllka Mujo-aktore, Emin Azemi-kritik dhe Borçe Naçev-aktor, pas shikimit të të gjitha shfaqejeve, shpall “Karnevalet e Korçës” nga autori Spiro Çomora, në regji të Altin Bashës dhe në produksion të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Prishtina shfaqjen më të mirë të edicionit të trembëdhjetë të FNT Skupifestivalit.

Sipas jurisë, ‘Karnevalet e Korçës’ vjen si realizim që vë në pah ridimensionimin konceptual regjisorial, ne të cilin dramaturgjia realiste tingëllon e freskët, duke vendosur në një frymë të re realitetin e zvetnuar përmes haresë. Kemi të bëjmë me një teatër ansambël, që bashkon në mënyrë harmonike të gjitha elementet skenikë (aktrimin, këngën, kostumet, skenografinë).
‘Karnevalet e Korçës’ ka një ritëm mjaft dinamik, që komunkimin me publikun e arrin duke krjuar atmosferë, e cila ishte në funksion të shfaqjes.
Nuk pati komizëm të zhveshur, por kishte përqeshje, dhe karakteret funksionojnë në kuadër të një laryshije interpretimi, brenda një uniteti.
Elementi muzikor, na vjen gjithashtu si risi në raport me tekstin, dhe mund të konsdierohet si mbindërtim regjisorial, duke e begatuar tërësinë e arkitekurës skenike.
Hareja dhe injoranca që paketohen si kumbuese duken të sipërfaqshme, por pikërisht këtu qëndron poentimi regjisorial, që përmes një trivialiteti të tillë të shpreh paradoksalitetin e një shoqërie që kishte luksin nga jashtë por vobektësinë shpirtërore nga brenda.
Duke u mbështetur te këto vlera, juria vlerëson se ‘Karnevalet e Korçës’ është shfaqja më e mire e Edicionit të 13 Skupifestival.
Zgjedhja e pasur dhe e larmishme e festivalit ka rezultuar në nevojën e jurisë për të veçuar edhe dy mirënjohje, ose dy vlerësime, ndonëse me karakter të ndryshëm, ato sërish sjellin në pah një valorizim të domosdoshëm të gjithë opusit teatrot të këtij festivali.
Mirënjohja e parë shkon për shfaqjen “Daja Vanja” nga Anton Pavloviq Çehov, prodhim i Teatri të Sofjes , me regji të Grigor Antonov. Ky vlerësim jepet kryesisht për shkak të guximit që përshkon konceptin regjisorial, për të vendosur një fabulë të tillë dramaturgjike në një hapësirë të ngushtë kamertale ku karakteret e forta të Çehovit do të mbijetonin me problemet e tyre deri në nivelin e shpërthimit emocional. Aktorët, përmes karaktereve të skalitura me një saktësi kirurgjikale dhe me një shprehje minimaliste skenike dhe muzikore, përshkuan me saktësi situatën në të cilën personazhet janë mbërthyer dhe rrotullohen si në një rreth magjik prej të cilit në dukje të parë mund të dilet vetëm nëse problemet reale shtypur thellësisht në brendi.
E gjithë kjo krijon te shikuesi një tundim të brendshëm që nuk e lë indiferent, vlerëson juria.

Dhe mirënjohja e dytë e veçantë i jepet kreativitetit aktorial të Vasily Skidanov, një aktori nga ansambli i Teatrit rus “U Mosta” në rolin e Valen nga “Perëndimi i vetmuar”. Vasilij demonstroi temperament shumë origjinal të aktrimit, duke krijuar një karakter plastik dhe preciz që i jep performancës ritmin e nevojshëm. Mund të thuhet lirisht se në një lojë të shkëlqyer partneriteti midis të katër aktorëve, dhe në pjesën më të madhe midis Ilia Baboshin dhe Vasily Skidanov, Vasily është motori lëvizës i saj.
Në edicionin e sivjetshëm te Skupifestivalit 2019 defiluan shfaqje nga teatro te ndryshem si, nga Prishtina teatri Kombetar Kosoves me shfaqjen “Karnevalet e Korces”, teatri Vazrazhdanie nga Sofia me shfaqjen “Xhaxha Vanja” , nga qyteti Perm i Rusise teatri U Mosta me shfaqjen “Perendimi i vetmuar” , studio teater Poket nga Lublana me shfaqjen “Grate e Ibsenit”, teatri Puls nga Beogradi me shfaqjen “Kiri dhe Klodell”, teatri Metropol nga Tirana me shfaqjen “Naten Ma” dhe Teatri i Komedise nga Shkupi me shfaqjen “Gra para sulmit nervor” (jashtë konkurrimit) .
FNT Skupifestival falemderon publikun qe percjelli programin dhe gjithashtu falemderon sponzorin gjeneral Telekomin e Maqedonise, partnerët medial, gazetën Koha, televizionin AlsatM, RTVM, dhe të gjithë mediat qe kanë informuar lidhur me aktivitetin e edicionit te sivjeshtem, mbeshtetesit e festivalit, Ministrinë e Kulturës, Qytetin e Shkupit , si dhe Teatrin e Komedise, ku u organizua edicioni e 13 i FNT Skupifestivalit./Koha.mk