Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur pas fitores ndaj Lituanisë me rezultat 1-0.
Foda ka thënë se është i lumtur me rezultatin dhe i kënaqur me lojtarët, ndërsa falënderoi edhe tifozët për përkrahjen e madhe.
Në pjesën e parë ishim më konstant, luajtëm më mirë dhe shënuam golin herët. Pas kartonit të kuq ishim të detyruar të vrapojmë më shumë dhe në lojën pa top. Ishim të orientuar më shumë në defanzivë”.
“Edhe në pjesën e dytë i kishim dy raste ku kemi mundur të shënojmë golin e dytë. Prej minutës së 65-të kishim edhe pak fat, me shtyllat që i goditi Lituania. U detyruam të ndërrojmë edhe skemën taktike, luajtëm me 5-3-1″.
“Dhe më pas Lituania nuk kishte shumë raste shënimi. Megjithatë jam shumë krenar me ekipin dhe shumë i lumtur që kemi arritur fitore. Nga Rumania u kthyem në katër të mëngjesit dhe nuk kishim shumë kohë për rehabilitim”.
“Kishim edhe probleme në mbrojtje, por në përgjithësi jam shumë krenar me ekipin. Kishim përkrahje të mahnitshme nga tifozët dhe i falënderoj ata. Jemi shumë të lumtur me rezultatet e fundit”, nënvizoi Foda.
Gjermani shtoi se ekipi është në rrugën e duhur, pasi mori katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshje.
“Në pesë lojë kemi katër fitore e një barazim dhe jemi në rrugën e duhur. Ekipi ende nuk është aty ku dua të jetë, por ekipi po shkon aty ku duhet të jetë. Në fillim më është dashur të provojë shumë dhe për këtë rezultatet ishin më të dobëta”.
“Kemi më shumë lojtarë që mund t’i përzgjedhim. Edhe pa shumë lojtarë të rëndësishëm ia dolëm të marrim pikë dhe të luajmë mirë. Konkurrenca në ekip është më e madhe dhe energjia është tjetër në krahasim me atë që ishte në fillim”, deklaroi Foda. /Telegrafi