Fokus: Bexheti si pjesë e “Grupit të Zjarrit” ia ka dhënë Mickoskit incizimin nga takimi i fshehtë për kthimin e Gruevskit

Picture of Ina Online
Ina Online

26/11/2024

Javorja maqedonase “Fokus” ka siguruar informacione nga burime relevante politike dhe diplomatike se cila është e gjithë e vërteta për planin për kthimin e Gruevskit, përfshirë takimin e famshëm në vilën presidenciale në Vodno ku u hap kjo çështje.

Është e vërtetë që një takim i tillë ka ndodhur, por nuk ka ndodhur as në maj, e as në prill, por në fund të marsit të vitit 2023.

Ky takim u organizua nga Pendarovski, por u frymëzua nga kryeministri i atëhershëm Dimitar Kovaçevski, i cili kërkoi nga presidenti që të realizojë një takim në një format më të gjerë, transmeton portali Lideri.mk. Në takim, përveç Pendarovskit dhe Kovaçevskit, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i atëhershëm për integrime evropiane, Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Aty ka qenë edhe ambasadorja aktuale e SHBA-së, Angela Ageler, si dhe ambasadori i atëhershëm evropian, David Geer, të cilit ndërkohë i ka përfunduar mandati.

“Sipas informacioneve që i kemi siguruar, në takim është hapur çështja e kthimit të Gruevskit, për të cilin më i drejtpërdrejtë ka qenë Ahmeti, i cili me vendosmëri ka thënë se vetëm ai ka ndikim dhe potencial për t’i shkaktuar dëm VMRO-DPMNE-së si kundërshtar i ndryshimeve kushtetutese dhe rrjedhimisht dhe procesin e integrimit evropian. Në fakt, qëllimi i kthimit të tij ishte fillimisht që VMRO-DPMNE të mbetej në opozitë, e pas zgjedhjeve me forca të përbashkëta të hyhej në procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Po ashtu, Ahmeti në disa raste para kolegëve të afërt në parti dhe në pushtet ka thënë se nuk e di se çfarë bart Gruevski në shpirt, por tek ai nuk ka vërjetjur tek ai urrejtje ndaj shqiptarëve. Përkundrazi, ai e konsideroi Mickoskin nacionalist dhe antishqiptar, madje paralajmëroi se do të ishte i rrezikshëm për shtetin nëse do të vinte në pushtet”, shkruan Fokus  .

Në të njëjtën kohë, shkruan Fokus, Ahmeti ka theksuar se Gruevski mund të kthehet në 2 mënyra – me falje nga presidenti ose përmes gjykatave, transmeton portali Lideri.

“Në fakt, kjo ishte pjesa më e ndjeshme e takimit, e cila u përgjua nga një administrator i punësuar sipas Marrëveshjes Kornizë. Derisa po vazhdonin bisedat “sekrete”, ky person ka hyrë në kabinën e një përkthyesi, ka arritur të incizojë bisedën me telefon dhe në fund incizimin ia ka dorëzuar Blerim Bexhetit, i cili atëherë ishte pjesë e “Grupit të Zjarrit” në BDI. Në atë mënyrë, përmbajtja e audio-incizimit, e shkruar më parë, ka përfunduar në duart e Hristijan Mickoskit, sepse në atë kohë “Grupi i Zjarrit” ishtenë konflikt me Grubin, Osmanin, madje edhe me Ahmetin”, shkruan Fokus.(INA)

TË FUNDIT

Familja Jashari fton për unitet: Besarta Jashari nuk do të jetë në asnjë listë të partive politike

Artan Grubi tërhiqet nga jeta publike

Milan vuan por merr fitoren e radhës në Champions, Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen Cityn

Manxhuka:Lajmi për Besarta Jasharin është pavërtetë

Haradinaj në Gjilan premton pagë mesatare prej 1000 euro dhe pensione prej 500 euro

Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË