Fokus: Sela po mendon të tërhiqet, ja kush flitet të jetë lider i ri i ASH-së?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

30/01/2022

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, është duke e menduar seriozisht dorëheqjen nga posti drejtues në partinë opozitare shqiptare, shkruan Fokus.

Nëse kjo ndodh, sipas informacioneve jozyrtare, është e sigurt se lideri i ri i partisë do të jetë kryetari i komunës së Gostivarit dhe sekretari aktual i përgjithshëm i partisë, Arben Taravari.

Sipas burimeve të mirëinformuara të javores maqedonase, Sela ka bërë të ditur se po mendon të tërhiqet para disa partiakëve të tij, përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, si dhe kolegëve politikanë nga partitë simotra në rajon.

Gjegjësisht, një takim të tillë ai ka pasur edhe me Tomor Alizotin nga Partia Demokratike e Shqipërisë, në të cilin sipas burimeve tona ka ripërsëritur se po mendon të tërhiqet.

Nëse Sela definitivisht vendos që të mos kandidojë për një mandat të ri në kongresin e radhës të partisë të planifikuar për në mars, siç janë tani për tani, gjetjet tona tregojnë se pasardhësi i tij në pozitën udhëheqëse me siguri do të jetë kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, dhe pozita e  sekretarit të partisë do ti jepet një kuadri  nga dega e Strugës.

Vitet e fundit Taravari ka qenë sekretar i përgjithshëm i partisë, por së fundmi edhe ka bërë të ditur se do të largohet nga kjo detyrë për shkak të detyrës si kryetar bashkie, si dhe për të liruar një post të vogël.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shpetim idrizi

Idrizi: Ka biznesmenë që mburren se fituan 300 mln euro në Shqipërinë e varfër

bolton

John Bolton: Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

INFO

NA NDIQ