Foltorja e Berishës/ Gazetari flet nga SHBA: Ky është premtimi që Yuri Kim i bëri Bashës, pse u kalua në planin B

Gazetari Beqir Sina në një lidhje për Fax news, ka folur në lidhje me Foltoren që do të mbajë neser ish-kryeministri Sali Berisha online me mbështetësit e tij në SHBA. Sina tha se Berisha është një nga politikanët më të pëlqyer nga diaspora në SHBA, dhe takimi i nesërm është pritur me interes shumë të madh.

“Ish-presidenti Berisha ka një popullaritet të madh në Shqipëri dhe në Kosovë, pavarësisht dritëhijeve të veta në 30 vite, ai mbetet politikani më popullor për diasporën. Berisha ka pasur vazhdimisht popullaritet në SHBA, ardhjet e tij këtu janë pritur gjithnjë me interes të madh, i është rezervuar pritje shumë miqësore.

Foltorja është njoftuar përmes rrjeteve sociale, nesër në 12 në Nju Xhersi, në një prej hoteleve këtu, do të ketë takim përmes një videoscren, direkt me Berishën nga SHBA. Doja të thoja diçka, pse u zgjodh ky vend? Për të shfrytëzuar një konferencë të ngjashme me foltoret që Berisha ka mbajtur në Tiranë, arsyeja e dytë është që të tregojnë mbështetjen e shqiptarëve. Berisha është politikani më i vlerësuar”, tha Sina nga SHBA.

Ndërkohë që në lidhje me shpalljen non grata të Berishës, Sina tha se vendimi është marrë shumë kohë më parë, dhe u lexua nga Blinken. Gazetari u shpreh se Yuri Kim i ka premtuar Lulzim Bashës që do të bëhej kryeministër, dhe për shkak të humbjes së zgjedhjeve, u tentua një bashkëqeverisje, kundërshtari më i madh i të cilës ishte vetë Berisha.

“Goditja e Berishës ka marrë një formë tjetër, formën e një sulmi, i cili ka qenë i gjithanshëm, nga brenda dhe nga jashtë, flas për politikën e brendshme të Shqipërisë.

Kundërshtarët kanë shfrytëzuar vendimin e DASH për të bërë një sulm ndaj Berishës, për fat të keq në këtë sulm u përfshi dhe vetë kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ra pre e presionit.

Ai ka marrë një premtim nga DASH, zoti Basha premtimin më të madh e ka marrë për një përkrahje, ku KIM një javë përpara zgjedhjeve tha se shqiptarët duhet të votojnë ndryshimin.

Ky ishte një premtim se Basha do të ishte kryeministër, por çfarë ndodhi realisht? Mbas kësaj deklarate gjërat ndryshuan shumë shpejt, pa dalë rezultati i zgjedhjeve ishte po Kim ajo që i njohu zgjedhjet, dhe uroi Ramën për fitoren e tretë. Ky ishte premtimi i bërë.

Me fitoren e Ramës, u përfol një bashkëqeverisje, por për këtë duhej të largohej kundërshtari më i madh i kësaj, që ishte Berisha. Pas 25 Prillit u kërkua izolimi nga politika i Sali Berishës. Ky ishte plani B, pasi bashkëqeverisja dështoi”, u shpreh Sina.

Sina u shpreh se Berisha nuk mund të pranonte një bashkëqeverisje me Edi Ramën, dhe çështja më e madhe që i ndan të dy është plani për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

“Berisha ishte i pari që hodhi sloganin e fortë, një komb, një pasaportë, një flamur. Është një slogan që i ka qëndruar fort që kur e ka bërë në 2012”, tha më tej Sina.

Foltorja e Berishës do të mbahet në orën 17:00 të pasdites së neserme, me orën shqiptare./FAXWEB.AL

https://youtu.be/AmLGzxTQZZw