Forbes publikon listën e femrave më të fuqishme në botë, kryeson Ursula von der Leyen

INA
INA

06/12/2023

Si çdo vit në dhjetor, revista Forbes publikoi listën e femrave më me ndikim në vitin 2023, ku përfshiheshin emra të shumtë nga bota e politikës, ekonomisë dhe shoubizit.

“Si gjithmonë, lista në vitin 2023 u përcaktua nga katër tregues kryesorë. Paraja, media, ndikimi dhe sfera e ndikimit. Për liderët politikë, GDP-ja dhe popullsia u morën parasysh”, u tha nga Forbes.
Lista e grave më të fuqishme të këtij viti, kryesohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ajo u emërua Presidente e KE-së në korrik 2019. Ajo është gruaja e parë që mban atë post dhe është përgjegjëse për ligjet që prekin më shumë se 450 milionë evropianë”, thuhet në njoftim.

Interesant është se presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, doli në vendin e dytë.

“Më 1 nëntor 2019, ajo u bë gruaja e parë në krye të Bankës Qendrore Evropiane. Si drejtuese e politikës monetare evropiane, Lagarde përballet me sfida të shumta”, u tha ndër tjera ng a kjo revistë.
Vendin e tretë në listë e zuri zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe e katërta kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

“Rritja e Melonit në pushtet ishte e pabesueshme dhe ndikimi i saj është i dukshëm si në Itali ashtu edhe në skenën ndërkombëtare. Pozicioni i saj në renditje dëshmon për mbështetjen e saj politike dhe aftësinë për të lundruar në botën komplekse të politikës globale”, thuhet në analizë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Tramp: Navalni ishte guximtar, por nuk duhet të kthehej në Rusi

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Takimi i G20-ës në Brazil, Baerbock: Bota nuk e harron se çfarë ka bërë Putini

izrael tel aviv gaza

Izraeli humbi 25 miliardë dollarë në tre muaj! Sa do të kushtojë lufta në Gaza?

Aleksej Navalny

Ekipi i Alexei Navalny: Trupi i tij do të mbahet edhe dy javë për analiza kimike

dergesat port kontejner

Dërgesat nga Aliexpress dhe kompanitë e tjera aziatike drejt Evropës do t’i paguani 400 herë më shtrenjtë, ja përse?

david cameron

“Çfarë bëri Putini ishte e tmerrshme”,Cameron pas vdekjes së Navalnyt do ketë pasoja

Lufthansa

Lufthansa sërish anulon disa fluturime

Xhozef Joseph Borell

Shefi i diplomacisë së BE-së: Palestinezët po përballen me dhunë në rritje

shtepia e Bardhe-usa

FOTO/ Si një 20-vjeçar vodhi një helikopter ushtarak dhe e uli në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, 50 vjet më parë

INFO

NA NDIQ