Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

INA
INA

05/06/2023

Trupat elitë të komando turke janë vendosur në veri të Kosovës dhe kjo lëvizje ka shqetësuar jo pak palën serbe. Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se kjo qasje ka një impakt psikologjik negativ tek serbët, pasi paragjykohet se këto forcat janë “pro” shqiptarëve të Kosovës.

“Kanë një impakt psikologjik ngase i gjithë sundimi I Perandorisë Osmane është bërë përmes ballkanasve. Ardhja e forcave turke, të cilat paragjykohen si aleatë të shqiptarëve, përbën një faktor shumë të rëndë psikologjik për serbët, sidomos në veri të Kosovës”, tha ai.

I ftuar në “Lufta dhe Paqja”, Spahiu analizoi situatën në veri dhe rolin e Kurtit në këtë drejtim. Ai thotë se vendosja e flamurit të Kosovës në komunat e veriut i ka shtuar kredit politike qeverisë Kurtit, pavarësisht se në fushat e tjera jetësore ka dështuar të ketë suksesin e premtuar para se të fitonte zgjedhjet.

“Mendoj se Kurti është në kulmin e popullaritetit dhe me ngritjen e flamurit të Kosovës është rimëkëmbur dinjiteti kombëtar te shqiptarët e Kosovës. Qeveria Kurti ka dështuar në drejtimet e tjera, si në shëndetësi, infrastrukturë dhe ekonomi. Veprimi në veri, ky është një sukses që ka ngritur vlerësimin e kësaj qeverie”, tha ai./abcnews.al

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti mediat

Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

Policia-e-Kosoves-800x445

Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Jankoviq i arrestuar nga Serbia

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

Kurti

​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

Jorn-Rohde

Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

INFO

NA NDIQ