Konflikti i ngrire mes Serbisë dhe Kosovës është ngrohur prap në javët e fundit. Fillimisht, një konfrontim i armatosur mes grupi paramilitar të armatosur serbë dhe autoriteteve kosovare në veri të vendit la tre sulmues të vdekur dhe një oficer policie. Më pas, vetëm disa ditë më vonë, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi për një dislokim te trupave serbe në kufirin me Kosovën, duke ngritur shqetësime se lufta mund të jetë përsëri në prag të Ballkanit Perendimor.
Kjo nuk ishte hera e parë që mosmarrëveshja Serbia-Kosovë çoi në një rritje të trupave, dhe Vuçiç shpesh e përdor këtë si taktikë frikësimi kur dialogu i lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës nuk shkon në favorin e tij.
Por ajo që ishte e vërejtur këtë herë ishte sa shpejt ai ndoqi urdhrat kur erdhën nga Eashingtoni, gjë që është një kundërshtim i theksuar me zbatimin e rreme që zakonisht tregon ndaj Brukselit, i cili nuk ka zakon të lëshojë kërcënime dhe paralajmërime në mënyrën që bën Eashingtoni.
Uashingtoni i dha një paralajmërim në mënyrë të qartë Beogradit se mund të përballet me masa ndëshkuese të mundshme nëse nuk tërheq trupat e tij nga kufiri me Kosoven. Përgjigja ishte e menjëhershme dhe presidenti Aleksandar Vuçiç, nuk humbi kohë në tërheqjen e forcës ushtarake duke urdheruar terheqjen e menjehershme te njesiteve nga kufiri me Kosoven.
Ky episod duhet të nxisë alarm në Komisionin Evropian. Gjatë këtij viti, Brukseli ka kërkuar të injektojë më shumë urgjencë në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe të shtyjë dy palët drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, çka në praktikë do të kërkonte që Serbia të njohë de facto pavarësinë e Kosovës dhe të ndalojë fushatën kundër hyrjes së saj në organizatat ndërkombëtare në këmbim të një shkalle vetë-qeverisje autonome për serbët etnikë në veri të vendit.
Dukej se vendosmëria e re e bllokut në fillim solli rezultate, kur Vuçiç dhe homologu i tij kosovar, Kryeministri Albin Kurti, u pajtuan se si të zbatojnë një plan të BE-së me 11 pikë që shpjegonte një proces për normalizim në mars. Por nuk zgjati kohë që të ndodhte e pangjashmja në të dyja anët, dhe ndërsa Brukseli tregoi një autoritet të caktuar duke ndëshkuar Prishtinën për mosrespektimin e zotimeve të marrëveshjes dhe dhe ngjarjet e fundit sugjerojnë që dialogu është kthyer mbrapsht.
Kjo duhet të shqetësojë BE-në për shkak të disa arsyeve. Së pari, duket se nuk ka shumë kontroll mbi ngjarjet në oborrin e vet.
Së dyti, zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara po afrohen shpejt, dhe Brukseli mund të përfundojë në një situatë tërësisht të izoluar në Ballkan nëse republikanët fitojnë përsëri Zyrën e Bardhë. Administrata Biden është më e kënaqur të luajë një rol të dytë – në krahasim me administratën Trump – dhe të lejojë Evropën të udhëhoqë punët në Ballkan. Por kjo nuk duket të jetë rasti nëse Trump ose ndonjë republikan tjetër që sfidon normat fiton zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Para tre vitesh, kur dolën zëra se administrata e Trump-it ishte e hapur për miratimin e një propozimi që do të shihte ri-përmesimin e kufirit Serbi-Kosovë nëpër linjat etnike, duke transferuar veriun serb-majoritar të Kosovës në Serbi në këmbim të një pjese etnikisht shqiptare të jugut të Serbisë.
BE-ja arriti të shpërbente propozimin duke ngritur akuza për krime lufte kundër Presidentit të asaj kohe të Kosovës, Hashim Thaçit, por ka pasur fat që pas disa muajsh, presidenti i asaj kohe i SHBA-ve, Donald Trump, nuk arriti në rizgjedhje.
Korrigjimi i kufirit , do te jete prap ne tryezë.
Korrigjimet e kufirit pa dyshim do të jenë përsëri në tryezë, dhe megjithëse kjo do të ishte zgjidhja më e drejtpërdrejtë për konfliktin që do të bënte edhe Kosovën një shtet më koherent politikisht, në praktikë me siguri do të shfaqej më ndarëse se status quo-ja. Prandaj, për këtë arsye, Brukseli dhe Uashingtoni do të duhet të vepronin shpejt, ndërsa demokratët ende janë në gjendje të kontrollojnë ngjarjet. Por kjo mund të kërkojë një ndryshim drastik të qasjes.
Arsyeja kryesore pse dialogu midis Serbisë dhe Kosovës vazhdon të ndërpritet është se Beogradi e preferon status quo-n ndaj çdo zgjidhje të propozuar tjetër, përveçse ndoshta, korrigjimeve kufitare. Vuçiç e ka bërë këtë shumë të qartë, dhe nuk ka shenja që plani i ri i pajtuar këtë vit ka ndryshuar diçka. Në fakt, Vuçiç ka pretendon se nuk ka firmosur marrëveshjen e mësipërme, e quajtur Marrëveshja e Ohrit, sepse ka një “dhimbje të mjerueshme” në dorën e tij të djathtë që “pritet të vazhdojë për katër vitet e ardhshme.”
Kurti ka qëndruar kundër kërkesës kryesore të Beogradit, e cila është themelimi i një Asociacioni te Komunave me shumice Serbe që do të jepte zonave serbe-dominante në veri të vendit një gradë autonomie. Prishtina pranoj këtë fillimisht në vitin 2013, por ka bërë lëvizje të ngadaltë në zbatim.
Nuk do të ketë zhvillime nga ana serbe derisa të themelohet Asociacioni, një hap që BE-ja e mbështet. Perëndimi ka fuqi të mëdha për të detyruar Kurtin për të përmbushur, dhe do të ishte i këshilluar të përdorë këtë fuqi nëse dëshiron të shohë përparim para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Prishtinës duhet t’i paraqitet një ultimatum: Themeloni Asociacionin nëse keni ambicie serioze për të bërë një shtet të pavarur plotësisht.
Natyrisht, ekziston çdo mundësi që Beogradi do të vazhdojë të ndjekë politikën e zakonshme të pengimit. Me vitin 2024 që po afrohet shpejt, Vuciç ndoshta po pret për një fitore republikane me shpresën se kjo mund të hapte kushte të tjera më të favorshme për Serbinë.
BE-ja e ka lejuar veten të vendoset në një pozitë të pamundur. Kjo është bërë duke zbehur kritikat ndaj Vuciç dhe duke qëndruar pasiv ndërsa ai ka shkatërruar demokracinë e re që po lindte në Serbi në dekadën e parë të këtij shekulli.
përktheu për INA, Fadil Alidema profesor i gjuhes angleze dhe sociolog