Formohet Forumi Intelektual Kombëtar me 30 intelektualë nga trojet etnike dhe mërgata

0

në takimin e 20 Korrikut ne Tiranë, me shoqata dhe intelektualë nga trojet etnike, prej F. Albana u propozua dhe prej pjesëmarrësve u votua e miratua krijimi i një Forumi Intelektual Mbarëkombëtar, me intelektualë, profesorë e studiues prej të gjitha trojeve etnike dhe prej mërgatës.

Forumi Intelektual nuk është i pari i llojit të vet, por besojmë se është forumi i parë në historinë e shqiptarëve që ka përmasa e përfaqësi të tillë mbarëkombëtare.

Qëllimi i këtij Forumi Intelektual, që gërsheton intelektualë të shquar e intelektualë të rinj, është studimi dhe analiza e gjendjes së shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, trojet e tjera etnike dhe mërgatë. Po ashtu synohet hulumtimi dhe propozimi i zgjidhjeve, si me karakter lokal, ashtu edhe me karakter kombëtar, qofshin zgjidhje problematikash afatshkurtëra e qofshin afatgjata.

Fondacioni Albana ka kontaktuar shumë intelektualë të dalluar për kontributet publike e në të mirë të kombit me qëllim që të permbushë sa më mirë detyrimin për krijimin e këtij Forumi. Po ashtu për këtë forum F. Albana ka ndërtuar faqen web dhe për shkak se pjesëmarrësit janë prej krahinave të ndryshme të Shqipërisë Etnike dhe prej Mërgatës, edhe mundësinë për konferenca të përbashkëta online. Mirëmbajtja e faqes online dhe rrjeteve sociale garantohet prej F. Albana, derisa Forumi Intelektual të shprehet ndryshe.

Forumi intelektual është i lirë dhe i hapur për çdo hyrje-dalje, ashtu sikundër janë të lira çështjet dhe problemet që do të trajtohen. Opinionet e pjesëmarrësve janë personale, por në çdo kohë Forumi mund të dalë me një deklaratë të përbashkët, gjë të cilën besojmë se shqiptarët do ta çmonin veçanërisht.

Forumi Intelektual është në të drejtën e tij të plotë që të zgjedhë çdo formë strukturimi e organizimi të brendshëm që e sheh të arsyeshëm.

……………………………………………………………………………

Miq e dashamirës, shpresojmë që krijimi i këtij Forumi Intelektual Mbarëkombëtar, të marrë jehonën e duhur në gjithë shqiptarët, për këtë na nevojitet ndihma juaj e veçantë në shpërndarje. Ju falenderojmë paraprakisht!

………………………………………………………………………………

30 pjesëmarrësit themelues të Forumit Intelektual

1-Elena Kocaqi, pedagoge, historiane / Shqipëri
2-Shpëtim Pollozhani, profesor/kryetar i sh. së burgosurve politikë shqiptarë në Maqedoni
3-Ruzhdi Ushaku, profesor, studiues, Ulqin, Medalja Nder i Kombit
4-Preveza Kelmendi-Abrashi, profesore, kirurge / Kosovë
5-Valbona Karanxha, pedagoge, politologe / Amerikë-Shqipëri
6-Hivzi Muharremi, profesor, studiues / Kosovë
7-Qerim Lita, kërkues shkencor, historian / Maqedoni
8-Grid Rroji, pedagog, politolog / Amerikë-Shqipëri
9-Lule Isufi , diplomate, perkthyese / Kosovë
10-Daniel Gjoni, master ne kirurgji / Angli-Shqipëri
11-Adriatik Lapaj , pedagog, aktivist / Shqipëri
12-Feim R. Kurhasani, gazetar, kryeredaktor / Kosovë
13-Bledar Dika, pedagog, studiues / Shqipëri
14-Gentian Zyberi, pedagog, studiues / Finlandë-Shqipëri
15-Fahri Xharra, inxhinjer, studiues / Kosovë
16-Xhemaledin Salihu, studiues, publicist / Preshevë
17-Shefki Selami, pedagog, studiues / Maqedoni
18-Alida Karakushi, politologji, aktiviste / Brazil-Shqipëri
19-Esat Kamberi, profesor, studiues / Kosovë
20-Vladimir Kola, jurist, studiues / Shqipëri
21-Verdat Kolonja, inxhinjer, aktivist / Maqedoni
22-Etem Xheladini, pedagog, studiues / Maqedoni
23-Kurtesh Devaja, studiues, publicist / Kosovë
24-Ledjan Prifti, doktorant, studiues / Itali-Shqipëri
25-Muhamed Jashari, studiues, historian/ Bujanovc
26-Sali Salihu, historian, studiues, Bujanovc
27-Vangjel Shurdi, studiues, publicist / Shqipëri
28-Esat Ahmeti, studiues, publicist / Amerikë-Maqedoni
29-Orjon Ago pedagog, studiues / Shqipëri
30-Vladimir Doda, aktor, aktivist / Itali-Shqipëri