Formohet një Komision që do të hetojë veprimin e Gjykatës për rastin e Blerim Ramadanit

Picture of INA
INA

16/08/2024

Këshilli Gjyqësor sot në një mbledhje urgjente solli vendim të formohet një Komision që do ta konstatojë gjendjen reale lidhur me vendimet e miratuara nga ana e Gjykatës Themelore Penale Shkup, ndërsa në lidhje me rastin e Blerim Ramadanit i cili u arratis nga arresti shtëpiak derisa në vijim ishte procedura e ekstradimit.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në fillim të seancës së sotme emergjente të 495-të, deklaroi se zyrtarisht për asnjërën nga këto raste nuk është njoftuar, por Këshilli Gjyqësor ka për detyrë të reagojë pas informatës së arritur.

“Unë e konsideroj të nevojshme si person i parë i Këshillit Gjyqësor që të formohet një komision dhe të konstatohet sa më parë gjendja faktike lidhur me këtë dhe të dalim me të dhëna konkrete para opinionit. Diçka po ndodhte. Gjykata ka faj, nuk ka faj dhe mos paragjykojmë. Reagimi i Këshillit Gjyqësor në këtë moment, sipas kompetencës së tij, është të hetojë situatën”, tha Dameva.

Komisioni përbëhet nga koordinatori i Gjykatës Themelore Penale Shkup, gjyqtari Aleksandar Kambovski, nënkryetari i Këshillit Gjyqësor Hanif Zendeli dhe anëtarja e Këshillit Gjyqësor Pavlina Cërvenkovska.

“Pas konstatimit të gjendjes detyrohet Komisioni të përgatisë raport të cilin do ta dorëzojë në Këshillin Gjyqësor dhe për të cilin Këshilli Gjyqësor më tutje do të diskutojë dhe vendosë”, deklaroi Dameva.

Ish pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili muajin e kaluar ishte arrestuar në kufirin e Kosovës me Maqedoninë në bazë të urdhër arrestit nga Interpoli të lëshuar me kërkesë të Serbisë, u arratis nga arresti shtëpiak nga shtëpia e familjarëve të tij në vend.

“Autoriteti gjyqësor kompetent ka dorëzuar dokumentacion në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dhënien e fletarrestit qendror për personin B.R. pasi aktualisht është i padisponueshëm për forcat e rendit. MPB po ndërmerr masa për gjetjen e personit, konfirmuan nga MPB për MIA-n.

Ramadani, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Interpolit nga Serbia, më 17 korrik 2024 u arrestua në pikën kufitare të Jazhincës dhe u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues. Përmbajtja e fletarrestit bazohet në dyshimet e Serbisë se Ramadani, si ish-ushtar i UÇK-së, ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes.

Gjykata kompetente e Maqedonisë së Veriut më 1 gusht ia ka ndryshuar dënimin Ramadanit nga “paraburgim” në “arrest shtëpiak” dhe sipas vendimit ai është dërguar në një adresë në Shkup. Me këtë vendim ishte parashikuar që ai të qëndronte në “arrest shtëpiak” deri më 16 gusht.

TË FUNDIT
7 orë
Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit
7 orë
Dikur quhej “kryeqyteti i Shqipërisë”, sot Janina i gëzohet qindra-mijëra turistëve nga Shqipëria
8 orë
Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski
9 orë
Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim
9 orë
Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve

ME TE LEXUARA

20 orë
Kasami takoi kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu
15 orë
Fronti Europian nuk i përjashton protestat
22 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
10 orë
Grubi: Me ne ligji i branitellave nuk kaloi
19 orë
Zgjerohet lista pozitive, ilaçet e reja janë për tension, sëmundje të zemrës, demencë
15 orë
VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!
22 orë
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

LEXO MË SHUMË

Arsim sinani

Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit

IMG_7425

Dikur quhej “kryeqyteti i Shqipërisë”, sot Janina i gëzohet qindra-mijëra turistëve nga Shqipëria

granit osmani

Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski

izet mexhiti

Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim

bekim qoku

Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve

muhamer pajaziti

Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

IMG_7419

Ministria e Kulturës shkarkon Shkodran Tolajn

vlen llogo

VLEN: Nuk do të lejojmë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së

IMG_0619

Grubi: Me ne ligji i branitellave nuk kaloi

INFO

NA NDIQ