Formohet qeveria e re italiane, Conte prezanton ministrat

0

Qeveria e re italiane e udhëhequr nga një shumicë e socialdemokratëve dhe Lëvizjes Pesë Yjet është formuar dhe iu paraqit sot presidentit Sergio Mattarella, njoftoi sekretari i përgjithshëm Ugo Zampetti, pas një muaji krizë politike.

Kreu i qeverisë italiane, Giuseppe Conte prezantoi sot anëtarët e qeverisë së re, në të cilën eurodeputeti pro-evropian i Partisë (PD, qendra e majtë) Roberto Gualtieri do të mbajë postin strategjik të ministrit të Ekonomisë dhe Financave.

Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yjet (M5S, antisistem) do të jetë kreu i ri i diplomacisë italiane, ndërkohë që prefektja, Luciana Lamorgese do të jetë ministre e Brendshme dhe Mbrojtja do t’i jepet një peshe tjetër me rëndësi të PD-së, Lorenzo Guerini.

Zampetti theksoi se qeveria e re do të bëjë nesër betimin në Pallatin e Kuirinales, selia e presidencës italiane.