Forum i zejtarëve dhe krijimi i një asociacioni të odave të zejtarëve në Ballkanin Perëndimor

INA
INA

17/11/2023

Oda e zejtarëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetje të Ministrisë së Ekonomisë, përmes projektit për promovimin e zejtarisë dhe përforcimin e bashkëpunimit me partnerët sot organizuan forum me temë “Zejtaria si pjesë e rëndësishme e ekonomisë dhe vizioni i saj për krijimin e e fuqisë punëtore të kualifikuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në forumin do të marrin pjesë përfaqësues nga ministritë, nga vetëqeverisja lokale, nga odat, nga qendra për arsim dhe aftësim profesional në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar, si dhe përfaqësues nga BE-ja, të përfshirë në procesin e krijimit të politikave për arsimin dhe trajnimin profesional të orientuar drejt tregut.

Janë planifikuar dy panel-diskutime: “E ardhmja e zejtarisë – Rëndësia e politikave në ofrimin e mbështetjes për zejtarët” dhe “Krijimi i një mjedisi biznesi më konkurrues për zejtarinë”.

Oda paralajmëron edhe nënshkrimin e një deklarate nga Odat e zejtarisë nga rajoni që do të krijojnë një asociacion të odave të zejtarisë në Ballkanin Perëndimor.

“Projekti do të financohet nga BE-ja dhe do të demonstrojë përkushtimin tonë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të kontribuar në krijimin e politikave për rëndësinë e zejtarisë në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe për përmirësimin dhe avancimin e pozitës së Odave të zejtarëve në Ballkanin Perëndimor, sipas rekomandimeve dhe direktivave evropiane në këtë fushë”, theksohet nga Oda e Zejtarisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_korrupsion1511207587

Kush janë më të korruptuarit në Maqedoninë e Veriut?!

branko_azeski

Branko Azeski do të kryesojë në shoqatën e dhomave ekonomike të Ballkanit në vitin 2024

Gjermani euro

Një alarm në ekonominë gjermane

Kovacevski

Kovaçevski: Sukseset e kompanive vendase janë investim në rritjen ekonomike

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Mbështetëm qytetarët dhe kompanitë me mbi dy miliardë euro

termocentral obiliq ndotje qymur

Maqedonia e Veriut, gati të heqë dorë nga qymyri – Plan prej 3 miliardë euro për prodhim të energjisë së pastër

denari-756x420-696x387-1

Paketa e re e masave: Pensionistët në Maqedoni me pensione më të ulëta do të marrin 15 mijë denarë për 5 muaj

derivate nafta dizeli benzin

Nga sot çmime më të lira të derivateve të naftës

ndertim

Në Maqedoni hipotekat ulen, ndërtimet dhe kreditë nuk ndalen

INFO

NA NDIQ